Specialist IT Auditor
Agjencia e Rekrutimit Profesionisti lehtëson bizneset që të zgjedhin stafin e duhur përmes zhvillimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme duke u mundësuar të punësojnë profesionistët dhe kandidatët që kanë aftësitë e duhura si edhe përmbushin kriteret e vendosura.
Pozicioni i punës: Specialist IT Auditor
Kushtet e kontratës: Shumë të favorshme
Adresa e punës në: Tiranë
Ftojmë të gjithë të interesuarit për pozicionin Specialit IT Auditor për institucion financiar jobankar. Qëllimi i këtij pozicioni është vlerësimi dhe auditimi i proceseve të IT në përputhje me strukturat rregullatore dhe standartet bazë si ITIL, ISO 27001/02.
Eksperiencat e punës dhe aftësitë e kërkuara:
Të ketë eksperiencë të ngjashme në fushën e teknologjisë së informacionit dhe programimit në institucione financiare (microfinancë, bankë).Të ketë eksperiencë punë mbi 5 vjet në fushën e Informatikës ose Informatikë- Ekonomike.Të ketë njohuri të përgjithshme në përdorimin e sistemeve të operimit si Windows Server 2012, LINUX, etj.Të ketë njohuri të përgjithshme në teknologjitë e rrjetit si LAN, MAN, WAN, router, switches,etj.Të ketë njohuri të mira në gjuhët e programimit.Të ketë njohuri të mira në SQL server / Oracle.Të jetë energjik e të ketë sens praktik, si edhe aftësi të mira në menaxhimin e kohës.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Mbështet dhe drejton ushtrimin e vlerësimit/auditimit të proceseve të IT, në përputhje me strukturat rregullatore apo standartet bazë si ITIL, ISO 27001/02.Asiston në hartimin e raporteve periodike të auditimit.
Edukimi:
Preferohet të ketë Diplomë të nivelit Bachelor. Diplomimi në Teknologji Informacioni/Informatikë/Informatikë Ekonomike ose në fusha të ngjashme është avantazh.
Aftësi të tjera ndërpersonale:
Aftësi të mira komunikimi.Integritet për të trajtuar siç duhet informacionin konfidencial.Aftësi të të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve.I organizuar, i përgjegjshëm.I durueshëm dhe empatik ndaj të tjerëve.Të punojë nën presion.
Përfitimet:
Të punuarit në një mjedis profesional që mundëson zhvillimin e karrierës.Pagë në nivel konkurues me tregun.
Procedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected], përpara datës 18 dhjetor 2023.
* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Apliko