Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Menaxher Gjelberimi




    ARKA Hotel pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë,

    Ju fton të aplikoni në pozicionin e:


    Menaxher Gjelbërimi


    Përshkrim i përgjithshëm

    Menaxheri i Gjelbërimit do të jetë përgjegjës për planifikimin dhe përcaktimin e detyrave për ruajtjen e sipërfaqeve të gjelbra dhe shtimin e tyre, duke u mbështetur në plane të përcaktuara për gjelbërimin.

    Detyrat dhe Përgjegjësitë:


    Zhvillon dhe kordinon punën e brigadës së gjelbëruesve me planet e detajuara për gjelbërimin e ambjenteve;Përcakton sipas një plani të detajuar punën për proceset e mirëmbajtjes së sipërfaqeve të gjelbëra;Inspekton punën e brigadës së gjelbëruesve për të siguruar efikasitetin e saj dhe përfundimin e proceseve të punës sipas afateve të caktuara;Mbikqyr efikasitetin në punë të punëtorëve të brigadës së gjelbërimit dhe planifikon trajnimin e tyre për procese të ndryshme të punës;Përgatit situacione dhe kërkesa për materialet e nevojshme për gjelbërimin e sipërfaqeve të ndryshme;

    Kualifikimet dhe Aftësitë:


    Të ketë mbaruar arsimin e lartë për horikulturë ose inxhinieri pyjesh;Të ketë minimalisht 5 vjet pune;Të analizoj, vlerësoj dhe koordinoj planifikimin e punëve sezonale të nevojshme si dhe të përmbushi qëllimet e grupit të punës brenda kufijve të caktuar kohor;Të koordinoj dhe përcaktoj pajisjet e personelit dhe materialet e nevojshme për përfundimin me sukses te projekteve;Të përgatisë raporte të qarta, konçize dhe të plota për punën në sektorin e tij;Të punuoj në grup me menaxherët dhe stafin në një shumëllojshmëri procesesh;Të krijoj dhe të ruaj marrëdhënie korrekte me bashkëpunëtorët, punonjësit gjatë procesit të punës;Të ketë aftësi të mira komunikuese, ndërpersonale dhe organizative;Të ketë njohuri të mira të ‘’Paketës Office’’;

    Aplikantët e interesuar të cilët plotësojnë kërkesat e përmendura më lart janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre deri në adresën e emailit: [email protected], ose të kontaktojnë në numrin e telefonit: +355686082912

    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


    AplikoWhatsApp

Working...
X