Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhinier Hidro-Mekanik në Zbatim

    Inxhinier Hidro-Mekanik në Zbatim






    Progeen Construction, është një shoqëri private me eksperiencë 11 vjeçare në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

    Roli: Inxhinier Hidro-Mekanik në Zbatim

    Departamenti: Teknik

    Vendndodhja: Tiranë

    Përmbledhja e Rolit: Inxhinieri Hidro-Mekanik koordinon të gjitha shërbimet mekanike, gjatë fazës së ndërtimit, ashtu edhe gjatë zbatimit të projektit në objekt. Mbikqyr instalimin e të gjitha sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ të përfshira në projekt. Planifikon, organizon, dhe menaxhon grupin e punës në objekt, në koordinim me Departamentin Teknik.


    Përgjegjësitë:

    Ndjek fazat e zbatimit të sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ në të gjitha fazat;
    Ndjek ecurinë e punimeve të sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ në të gjitha fazat;
    Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e grupeve të ndryshme instalatore për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt;
    Kujdeset që zbatimi i projektit të mos tejkalojë buxhetin e parashikuar në projektim;
    Kontrollon mirëmbajtjen periodike të sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ, si dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik.



    Kualifikimet:

    Diplomë në Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri Hidroteknike, Mjedisi;
    Eksperiencë pune mbi 5 vjet në (HVAC, sisteme elektrike, ventilim, teknikat e ftohjes, sisteme hidrosanitare);
    Aftësi për të lexuar projektet dhe specifikimet teknike;
    Njohuri në proceset dhe materialet e sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ, si dhe në menaxhimin e kostove;
    Eksperiencë në CAD dhe MS përbën avantazh.


    Mënyra e aplikimit:

    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën [email protected] (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera.


    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

     




    Apply
Working...
X