Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Ndihmës Kuzhinier

    Ndihmës Kuzhinier






    Arena Casino ne Tiranë, shpall vendin e lirë për pozicionin “Ndihmës Kuzhinier" në Kazino.

    ​Detyrat


    Ndjek listën e detyrave mbi përgatitjet sipas porosive të kuzhinierit
    Ruan të gjithë përbërësit, në mënyrë që të organizohen dhe të aksesohen lehtësisht
    Mat përbërësit dhe erëzat që do të përdoren në gatim
    Përgatit përbërësit e gatimit duke larë dhe copëtuar perimet, duke prerë mishin etj.
    Përgatit pjata të thjeshta si sallata, etj.
    Mban një kuzhinë të pastër dhe të rregullt duke larë enët, duke nxjerrë mbeturinat etj.
    Kryen detyra të tjera të kuzhinës siç janë caktuar nga kuzhinieri
    ​Kualifikimet


    Përvojë e mëparshme si ndihmës kuzhinier
    Aftësia për të ndjekur të gjitha procedurat sanitare
    Aftësi për të punuar në grup
    Aftësi shumë të mira komunikuese
    Diplomë e shkollës së mesme
    ​Shënime

    Ajo çka ne ofrojmë janё paga dhe kushtet shumё tё mira tё punёs.

    Koha e punës normale 8 orё/ditё përfshirё pushimet e shkurtra gjatё orarit tё punës. Java e punёs organizohet nё 5 ditё pune dhe 2 ditё pushim. Leje vjetore 4 javё/vit.

    Nёse jeni tё interesuar tё bëheni pjesë e grupit tonё tё punës ju mund të dërgoni CV apo kërkesën tuaj në e-mail: [email protected]

     




    Apply
Working...
X