Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Menaxher Shitjes dhe Marketingu

    Menaxher Shitjes dhe Marketingu






    INFORMACION I PËRGJITHSHËM

    Fondacioni “Joscelyn” (JsF) është një organizatë jo qeveritare, jo fetare, jo politike dhe jofitimprurëse e themeluar dhe e regjistruar në regjistrin e organizatave jofitimprurëse, me vendim gjykate nr. 503 datë 23.03.2015 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me seli kryesore në Elbasan në Lagjen “28 Nëntori” Rruga “Mefail Biçaku.
    Fondacioni “Joscelyn” synon të kontribojë në fuqizimin e komuniteteve, në Shqipëri nëpërmjet ofrimit të shërbimeve psiko-sociale, edukimit formal dhe jo formal, ndërgjegjësimit dhe avokimit. Së fundi JsF ka ngritur sipërmarrjen sociale “Tradita ime Artizanale” e cila zhvillohet në një pronë të konfiskuar nga krimi i organizuar në qytetin e Elbasanit dhe qëllimi kryesor është të përfshijë vajza dhe gra të cilat janë në pamundësi ekonomike për të marrë një profesion dhe për të ruajtur traditën Shqiptare.

    PËRSHKRIMI I ROLIT

    Fondacioni Joscelyn po kërkon të rekrutojë një Menaxher Shitjes dhe Marketingu për produktet e prodhuara nga Sipërmarrja Sociale në kuadër të projekteve qe mbeshtesin sipermarrjen si projekti “Ruajmë Traditën” pjesë e programit TWIST i zbatuar nga Partners Albania dhe projekti “Mundësi punësimi për komunitetin Rom dhe Egjyptian në Elbasan” mbështetur nga OSFA si pjesë e programit Inclusive EduJobs.

    Ai/Ajo do të jetë përgjegjës për menaxhimin e shitjeve të drejtëpërdrejta të produkteve artizanale brenda dhe jashtë Shqipërisë nëpërmjet kontakteve të drejtëpërdrejta dhe online, për më shumë mbi pozicionin e punës ju lutem shikoni bashkangjitur njoftimin.

    KRITERET PËR APLIKIM

    Diplomë Universitare.
    Minimum nje (1) vit përvojë pune në fushën e marketingut dhe shitjes.
    Të ketë aftësi solide kompjuterike duke përfshirë programet MS Office, marketing software (Adobe Creative Suite & CRM) dhe aplikacionet (Web analytics, Google Adwords etj.).
    Aftësi të mira organizative dhe planifikuese.
    Njohuri të shkëlqyera të marketingut.
    Të posedojnë aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe e domosdoshme njohja e gjuhës angleze.
    Të kenë njohuri të shkëlqyera kompjuterike.
    Aftësi dhe njohuri menaxhuese të punës në grup.
    Aftësipër të mbajtur nivel të lartë të konfidencialitetit.
    Leje drejtimi mjeti (e preferuar)
    PËR TË APLIKUAR

    Të gjithë aplikantët që përmbushin kriteret e kërkuara, të dërgojnë CV në adresën e emailit: [email protected] deri në datën 6 Prill 2024

     


    Attachments










    Pozicioni i punes per Traditen Artizanale 2024.docx

    48.5 KB

    · Views: 0










    Apply
Working...
X