Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Specialist i Riskut te Kredise, Njesia e Riskut te Kredise

    Specialist i Riskut te Kredise, Njesia e Riskut te Kredise






    Siguron që aplikimet për kredi janë në përputhje me parimet dhe kriteret e kredidhënies nga aspekti i riskut të kredisë, me qëllim minimizimin e riskut.



    Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:


    Verifikon aplikimin për kredi duke marrë një vendim profesional rreth situatës së klientit, në përputhje me politikat dhe proçedurat e kredidhënies në fuqi;
    Siguron që të gjitha aplikimet janë në përputhje me politikat e kredidhënies në fuqi;
    Vlerëson kapacitetin dhe jep mendimin mbi riskun përkatës si dhe merr pjesë si anëtar me të drejta të plota në Komitetin e Kredisë;
    Reagon shumë shpejt ndaj kërkesave të oficerëve të kredisë; Përgatit përmbledhjen e rasteve të kredisë dhe referon opinionin e tij / saj në Komitetin e Kredisë; Informon për rreziqet e identifikuara dhe masat e propozuara në lidhje me zbutjen e riskut të kredisë;
    Identifikon probleme të ndryshme në lidhje me të dhënat në sistemet e kompanisë dhe i raporton ato në kohë për t’u rregulluar;
    Trajnon dhe mentoron stafin shitës të degëve përkatëse lidhur me vlerësimin e riskut të kredisë, duke u fokusuar në cilësinë e kredidhënies.


    Kërkesat për pozicionin:


    Eksperiencë pune e preferueshme 4 vite në shitje në pozicionin oficer /analist kredie ose specialist risku në një institucion financiar/bankë;Aftësi të shkëlqyera analize financiare;
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
    Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie pozitive brenda kompanisë;
    Aftësi për të ndërtuar ekspertizë profesionale me integritet dhe përkushtim;
    Aftësi të shkëlqyera trajnuese;
    Diplomë Universitare e preferueshme në Kontabilitet, Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të tjera të ngjashme.

    Si të aplikoni:

    Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 9 Prill 2024, në adresën e emailit [email protected].

    Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.

    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.

     




    Apply










    Company logo

    noafin.al/jobs
Working...
X