Union Bank operon prej më shumë se 16 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 67 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 185,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 650 milion Euro asete. Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë. Ne vlerësojmë profesionistet e kualifikuar, besnik dhe te përkushtuar si asetin tone më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që te bëhen pjesë e skuadrës në pozicionin: Specialist i Kartave (Me fokus kontrollin e funksionimit dhe rekonsilimin te ATM - ve)
Departamentin e Pagesave dhe Kartave Qëllimi i përgjithshëm i punës: Ndjekja dhe kryerja e proçeseve që lidhen me operacionet e leshimit te kartave (Debitit dhe Credit) dhe perdorimit te tyre, pranimit te kartave ne rrjetin e ATM-ve dhe POS-eve te Bankes, dhe menaxhimin e rrjetit te ATM-ve dhe POS-eve. Përgjegjësitë kryesore:
Përgjëgjës për monitorimin e funksionimit te rrjetit te ATM-ve te Union Bank . Ne rast te paraqitjes se problemeve teknike ne rrjetin e ATM-ve Offsite te instaluara ne Tirane mund te nevojitet ndërhyrje dhe vajtje fizike per te adresuar ose identifikuar problematiken.Raporton dhe ndjek zgjidhjen e problematikave ne ATM .Përgjëgjës për procesin e rakordimit te Cash-it te ATM-ve dhe identifikimit te diferencave.Asiston punonjesit ne dege per té investiguar probleme te raportuara nga klientet ne lidhje me kartat e debitit dhe kreditit apo per problematika te raportuara ne veprimet qe kryhen ne ATM-te e Union Bank.Detyra te tjera te ngarkuara nga Shefi i Njesise se Kartave dhe Drejtorit te Departamentint te Pagesave dhe Kartave.
Profili Individual:
Arsim: I larteEksperience pune: Preferohet te kete eksperience te meparshme ne sektorin e kartave/ shërbimit te klientit;Fleksibilitet per levizjet e nevojshme ne cdo dite te javes, si linje e pare suporti per ATM ne rrethin e Tiranes;Aftesi prezantimi si verbale dhe me shkrim;Njohuri kompjuterike: Nevojiten njohuri shume te mira kompjuterike.
Personat e interesuar duhet te dërgojnë brenda datës 24 Dhjetor 2023: - CV - Letër Shprehje Interesi per Pozicionin Dokumentat duhet te dërgohen ne adresën e-mail: [email protected]
Ju informojmë se vetëm kandidatet e përzgjedhur do te kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerezore.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon te dhënat personale te aplikanteve mbështetur ne Ligjin Nr. 9887, date 10.3.2008, Per mbrojtjen e te dhënave personale dhe Udhezimin Nr.42 date 22.07.2014 Per përpunimin e te dhënave personale te kandidateve per pune. Te dhenat personale te aplikanteve janë kryesisht te dhënat e deklaruara nga ata vete ne CV-ve te tyre, gjithashtu dhe te dhenat e marra nga dokumentet e tjera te paraqitura nga ata. Union Bank sh.a. ka marre masat organizative dhe teknike te nevojshme me qellim per te garantuar sigurinë e te dhënave personale qe përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses ne te dhënat personale qe përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka per detyre te ruaje konfidencialitetin e te dhënave sensitive. Individët qe aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë ne dijeni se te dhënat e tyre personale do te përpunohen siç përshkruhet me sipër. Aplikantet kane te drejte te kerkojne korrigjimin ose fshirjen e te dhënave personale te tyre. Per te ushtruar kete te drejte ata duhet te kontaktojnë ne [email protected].
Apliko