Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhinier Mekanik

    Inxhinier Mekanik






    Progeen shpk është një shoqëri ndërtimi e cila operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit, si investitor dhe kontraktor kryesor. Vlerat kryesore të Progeen janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt të sajin.


    Pozicioni: Inxhinier Mekanik

    Departamenti: Teknik

    Vendndodhja: Tiranë

    Detyrat dhe Përgjegjësitë:


    Drejton repartin mekanik dhe të saldimit;
    Është përgjegjës për zbatimin e projekteve në lidhje me repartin mekanik;
    Ndjek punimet e stafit që ka në varësi, si dhe kontrollon cilësinë e punimeve;
    Është përgjegjës për kontrollin dhe mirëmbajtjen vinçave kullë;
    Koordinonon punimet e stafit të përpunimit të duraluminit.


    Kualifikimet dhe Kërkesat:

    Edukimi: - Diplomë në Inxhinieri Mekanike
    Eksperienca: - Eksperiencë pune mbi 3 vjet, e preferueshme në fushë të ngjashme

    Aftësi të tjera:

    Njohuri të mira të principeve të inxhinierisë mekanike;
    Eksperiencë me AutoCAD ose me softuerë të tjerë projektimi;
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndër-personale;
    Aftësi për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe si pjesë e një ekipi.
    Mendim analitik dhe qasje pro aktive në zgjidhjen e problemeve.

    Përfitimet:

    Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për tu rritur profesionalisht;
    Një pozicion pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qënë pjesë në projekte sfiduese;
    Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional.

    Mënyra e aplikimit:

    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën: [email protected] (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit).

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

     




    Apply
Working...
X