Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Specialist i Kanaleve Dixhitale ATM - Departamenti i MMK dhe Bankingut Dixhital

    Specialist i Kanaleve Dixhitale ATM - Departamenti i MMK dhe Bankingut Dixhital






    DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

    Të kontrollojë karakteristikat e produktit në sistemin bankar e kanale dixhitale të përdorura nga banka me qëllim që të sigurohet që funksionojnë në rregull dhe në përputhje me karakteristikat e produktit.
    Jep kontribut në ndërtimin e eksperiencës së klientit në kanalet digjitale (e-banking, mobile banking, ATM), duke përgatitur rrugën përkatëse, me sa më pak hapa për t’u ndjekur për përdoruesin.
    Asiston në implementimin e kanaleve të reja për produktet dhe shërbimet e ofruara.
    Të suportojë dhe trajnojë stafin e Degëve për karakteristikat e produkteve, veçoritë dhe kushtet, të jetë në dispozicion të tyre për çështje të lidhura me kanalet digjitale.
    Të monitorojë dhe analizojë performancën e përgjithshme/ specifike të ATM-ve në mënyrë që të jetë i aftë të identifikojë mundësinë për përmirësime dhe të kujdeset për shërbimin e ATM-ve.
    Të përgatisë analiza për transaksionet në ATM sipas kërkesave të departamentit.
    Të shtojë shërbimet dhe funksionalitetet e ATM-ve të ofruara për klientët.
    Të zgjerojë rrjetin e ATM-ve.
    Të koordinojë procesin e instalimit të ATM-ve të reja.
    Përgatit raporte Fizibiliteti dhe Përfitueshmërie për cdo ATM offsite në mënyrë që t’i shërbejë procesit të vendimarrjes për aprovimin/ anullimin/ rinovimin e kontratave të ATM-ve.
    Ndjek dhe është përgjegjës për procesin e pagesave mujore lidhur me ATM-të.
    Ndjek procesin e testimit të ATM-ve dhe sigurohet që po funksionojnë sic duhet.
    Kontribuon me ide lidhur me teknologjitë dhe tendencat më të fundit të ATM-ve për të përmirësuar performancën e ATM-ve.
    Të përgatisë, ndjekë dhe implementojë projekte të lidhura me llogaritë e pagesat digjitale.
    Përgatit raporte dhe analizë financiare bazuar në kërkimet e tregut dhe të dhënat e BI për të prezantuar produkte/ shërbime të reja në kanalet digjitale.
    Kontribuon në automatizimin dhe formalizimin e procedurave dhe proceseve të departamentit.
    PROFILI I PUNËS

    Diplomë Universitarare në Ekonomi, Informatikë Ekonomike, Inxhinjeri Elektronike apo fakultete të ngjashme.
    Eksperiencë pune të paktën 2 (dy) vite eksperiencë në sektorin Bankar.
    Të zotërojë kualifikimet e kërkuara nga Rregullorja e Brendshme.
    Të ketë njohuri të mira kompjuterike.
    Të ketë aftësi të mira në platformat e BI; Microsoft Office: Exel, Word, Outlook, PowerPoint, HTML etc.
    Të ketë aftësi konceptuale, analitike, kreative për sektorin Bankar.
    Të mund të punojë jashtë orarit zyrtar të punës sipas kërkesave të punës.
    Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.
    Kandidatet e interesuar te aplikojne nepermjet link https://cv.bkt.com.al/candidate/job_search# ose te dergojne CV ne adresen e email [email protected], deri me 25.03.2024 duke specifikuar pozicionin per te cilin aplikojne

     




    Apply











    Banka Kombëtare Tregtare,
    Bul."ZhanD'Ark" - Tiranë
    Tel. 281-554 | Fax.250956
    website: www.bkt.com.al
    Instagram: bkt_banka kombetare
    Facebook: Banka Kombetare Tregtare
Working...
X