Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Mekanik


    Inxhinier Mekanik

    Met – Engineering është pjesë e grupit të shoqërisë AGIKONS. Ne jemi në kërkim të punonjësve të kualifikuar për t’iu bashkuar ekipit tonë në Repartin e Saldimit në pozicionin "Inxhinier Mekanik".

    Përshkrim i Përgjithshëm: Inxhinier Mekanik do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për të gjitha aspektet teknike të drejtimit të repartit mekanik dhe të saldimit.

    Detyrat dhe Pergjegjesite:

    Drejton repartin mekanik dhe të saldimit.Interpreton skicat e projekteve dhe i zbaton në punime.Realizon porositë për materialet e domosdoshme që kërkohen për realizimin e produkteve.Kontrollon cilësinë dhe ndjekjen e punimeve të stafit që ka në varësi.Raporton tek Menaxheri Financiar dhe Drejtuesi Teknik.
    Kualifikimet:

    Të ketë Diplomë Universitare në Inxhinieri Mekanike.Të ketë njohuri për repartet e prodhimit të hekurit.Preferohen kandidatë me eksperiencë të mëparshme pune.Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punuarit në grup.Të jetë i përgjegjshëm dhe korrekt në orarin e punës.
    Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre nëpërmjet adresës zyrtare të E-mailit: [email protected] duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilin po aplikojnë.
    Për çdo informoacion të mëtejshëm mund të kontaktojnë nëpërmjet nr tonë të kontaktit: 068 81 46 218
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

    Departamenti i Burimeve Njerezore
    E-mail: [email protected]
    Kontakt: 068 81 46 218
    Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane


    AplikoWhatsApp
Working...
X