Inxhinier Mekanik
Met Engineering është pjesë e grupit të shoqërisë AGIKONS. Ne jemi në kërkim të punonjësve të kualifikuar për tiu bashkuar ekipit tonë në Repartin e Saldimit në pozicionin "Inxhinier Mekanik".
Përshkrim i Përgjithshëm: Inxhinier Mekanik do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për të gjitha aspektet teknike të drejtimit të repartit mekanik dhe të saldimit.
Detyrat dhe Pergjegjesite:
Drejton repartin mekanik dhe të saldimit.Interpreton skicat e projekteve dhe i zbaton në punime.Realizon porositë për materialet e domosdoshme që kërkohen për realizimin e produkteve.Kontrollon cilësinë dhe ndjekjen e punimeve të stafit që ka në varësi.Raporton tek Menaxheri Financiar dhe Drejtuesi Teknik.
Kualifikimet:
Të ketë Diplomë Universitare në Inxhinieri Mekanike.Të ketë njohuri për repartet e prodhimit të hekurit.Preferohen kandidatë me eksperiencë të mëparshme pune.Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punuarit në grup.Të jetë i përgjegjshëm dhe korrekt në orarin e punës.
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre nëpërmjet adresës zyrtare të E-mailit: [email protected] duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilin po aplikojnë.
Për çdo informoacion të mëtejshëm mund të kontaktojnë nëpërmjet nr tonë të kontaktit: 068 81 46 218
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Departamenti i Burimeve Njerezore
E-mail: [email protected]
Kontakt: 068 81 46 218
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
AplikoWhatsApp