Met Engeneering Sh.P.K pjesë e Shoqërisë Agikons Sh.P.K në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon të punësojë individë të kualifkuar në pozicionin Inxhinier Mekanik.
Përshkrim i Përgjithshëm:
Inxhinier Mekanik do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për të gjitha aspektet teknike të drejtimit të Repartit Mekanik dhe të Saldimit.
Detyrat;
Drejton repartin mekanik dhe të saldimit.Interpreton skicat e projekteve dhe i zbaton në punime.Realizon porositë për materialet e domosdoshme që kërkohen për realizimin e produkteve.Kontrollon cilësinë dhe ndjekjen e punimeve të stafit që ka në varësi.Raporton tek Menaxheri Financiar dhe Drejtuesi Teknik.
Kualifikimet;
Të ketë Diplomë Universitare në Inxhinieri Mekanike.Të ketë njohuri për repartet e prodhimit të hekurit.Preferohen kandidatë me eksperiencë të mëparshme pune.Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punuarit në grup.
Shënime;
Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën e emailit; [email protected].
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Departamenti i Burimeve Njerezore
[email protected].
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
Apliko