Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Resort Coordinator në Green Coast, Palasë, Vlorë

    Resort Coordinator në Green Coast, Palasë, Vlorë






    Balfin Asset Management and Hospitality, i themeluar në vitin 2023, është një lider i dalluar në menaxhimin e strukturave të mikpritjes, si dhe një ekspert në optimizimin e aseteve, maksimizimin e performancës operacionale dhe zhvillimin komercial e rekreacional Mixed-use. Me një sipërfaqe të menaxhuar prej mbi 1,2 Mil m2 dhe një portofol prej më shumë se 20 shërbimesh të ndryshme në menaxhimin e aseteve dhe pronës, kompania ofron zgjidhje gjithëpërfshirëse për klientelën e saj të larmishme.

    Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

    Pozicioni: Resort Coordinator
    Departamenti: Hospitality
    Vendndodhja: Palasë, Vlorë

    Përmbledhja e Pozicionit:
    Koordinatori në Green Coast ndihmon Administratorin për një menaxhim profesional të të gjithë funksioneve brenda Resortit, dhe sigurisë së banorëve. Ai/ajo siguron respektimin e përpiktë të rregullores së administrimit nga të gjithë banorët, si dhe zbatimin e mos-cenimin e projektit të miratuar nga kompania investitore nga ana e asnjërit prej banorëve.

    Përgjegjësitë dhe Detyrat Kryesore:
    • Ndihmon Administratorin në menaxhimin e pajisjeve dhe shërbimeve në Resort, duke monitoruar dhe siguruar mbarëvajtjen e çdo procesi qe lidhet me shërbimet dhe mjetet.
    • Njeh dhe kërkon përpikmëri në zbatimin e rregullores nga ana e banorëve.
    • Ndihmon në menaxhimin efiçent të buxhetit të Resortit dhe mbledhjen e detyrimeve të banorëve.
    • Në bashkëpunim me Administratorin, kujdeset që të implementohen gjithmonë standardet më të larta në të gjitha aspektet e Resortit.
    • Ndihmon Administratorin në kontrollin e cilësisë së shërbimeve që ofrohen në Resort.
    • Suporton në mbajtjen e informacionit të printuar dhe verbal për çdo orar shërbimi dhe aktiviteti.
    • Ndihmon Administratorin e Resortit në menaxhimin e marrëdhënies me banorët, sidomos për punimet shtesë dhe zbatimin e tyre sipas rregullores.
    • Suporton Administratorin në shpërndarjen e njoftimeve mbi aktivitetin e kompanisë së administrimit.
    • Realizon kontrolle të përditshme në ambientet e Resortit dhe plotëson ‘check-listat’ përkatëse.
    • U përgjigjet gjithmonë banorëve, si verbalisht ashtu edhe nëpërmjet telefonit, duke përdorur përshëndetje korrekte dhe etikën e duhur të shërbimit.
    • Suporton Administratorin në zgjidhjen e menjëhershme të problematikave dhe pakënaqësive të banorëve të Resortit.
    • Ofron zgjidhjet e veta për çdo problematikë të identifikuar që kërkon përmirësim.​
    Kualifikimet e Kërkuara:
    • Diplomë e Arsimit të lartë (preferohet fakulteti i Inxhinierisë, Arkitekturës dhe Ekonomisë).
    • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze. Gjuhët e tjera të huaja përbëjnë avantazh.
    • Eksperiencë e mëparshme në të njëjtën fushë prej minimalisht 3 vitesh.
    • Koordinatori me background Inxh./Arkitekture duhet të zotërojë paketën 2D dhe 3D, AutoCad. Njohja e programeve të avancuara si Revit, etj. përbën avantazh.


    Kompetencat Kryesore:
    • Aftësi për t’u përballur dhe për të zgjidhur nevojat e banorëve, duke ruajtur qetësinë dhe kortezinë.
    • Aftësi për të njohur mirë projektin dhe për të ndjekur zbatimin e tij.
    • Aftësi për t’u fokusuar në detaje dhe për të zgjidhur çdo problem në kohë sa më të shpejtë.
    • Aftësi për të menduar qartë, shpejt dhe për të ruajtur përqendrimin, si dhe për të marrë vendime të vetëdijshme.
    • Aftësi për të prioritizuar, organizuar dhe ndjekur çështjet në Resort.
    • Aftësi për të ruajtur konfidencialitetin e të dhënave të banorëve dhe vizitave në vilat përkatëse.
    • Aftësi shumë të mira bindëse, negociuese dhe për të punuar në grup.
    • Imazh profesional dhe personalitet që reflekton besim.
    • Fleksibilitet në orare.

    Kushtet e Punës:
    Balfin Asset Management and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

    Mënyra e aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link.

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

     




    Apply


    WhatsApp


















    “Bajram Curri” Boulevard, ETC Business Center - TIRANE
    W: +355 69 703 9642
Working...
X