Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Magazinier


    Kompania nderkombetare " Davis Albania Shpk" me aktivitet te zgjeruar ne Tregtimin e Copave
    per Tapiceri ,me seli qendrore ne Poloni hapi filianin e saj ne Vore,dhe ofron pozicion
    pune " Magazinier ",(full time )

    Detyrat dhe pergjegjesite per pozicionin vakant jane si me poshte :

    - Mban pergjegjesi mbi mallin e magazinuar ne magazine perkatese.
    - Eshte pergjegjes per ruajtjen dhe sistemimin e mallrave ne ambientet e magazines.
    - Kontrollon te gjitha furnizimet e mallrave qe hyjne ne Magazinen perkatese si dhe komunikon me operatoren e Finances ne magazine per te siguruar regjistrimin e mallrave ne sistemin e magazines.
    - Kontrollon te gjitha daljet/ shitjet e produkteve nga magazine perkatese dhe krahason sasite fizike te bera dalje me dokumentacionin perkates shoqerues (fatura, flete dalje etj).
    - Bashkepunon cdo dite me operatoren e finances ne magazinen perkatese per te kontrolluar perputhshmerine e te gjitha regjistrimeve qe behen ne sistem me levizjet fizike te mallrave.
    - Sigurohet qe kodifikimi dhe vendosja e produkteve ne Magazine te behen ne menyren e duhur ne menyre qe identifikimi dhe kotrolli i produkteve te jete sa me i lehte.
    - Monitoron ne baze ditore stokun e magazines dhe vazhdimisht krahason gjendjen fizike me sasite ne sistem duke kryer inventarizime fizike te produkteve.


    Karakteristikat dhe njohurite qe kandidati duhet te zoteroje:

    Duhet te kete mbaruar minimalisht arsimin e mesem (Arsimi i larte perben avantazh).
    Eksperienca nuk perben domosdoshmeri.
    Njohuri baze te kompjuterit.
    Kandidati duhet te kete aftesi te mira organizative.
    Te kete cilesi te mira te drejtimit te grupit dhe punes ne grup.



    Orari i punes 08:00 AM-16:30 PM , ( nga e Premte-Shtune )
    Pagesa : 70.000 Leke Neto

    Per te aplikuar per kete mundesi punesimi ju lutem dergoni Cv tuaj ne adresen : [email protected] ose kontaktoni ne nr tel + 355 69 60 87 165
    AplikoWhatsApp
Working...
X