Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Asistent/e Rezervimi

    Tirane, ofroj vend pune Asistent/e Rezervimi










    Kompania ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar.

    Ju fton për të aplikuar në pozicionin e:

    Asistent/e Rezervimi


    Përshkrim i përgjithshëm

    Luan një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve cilësore sipas standardeve kompanise ATDG. Të jetë person dinamik dhe i/e aftë ti ofroj klientëve shërbim në mënyrë korrekte.

    Detyrat dhe Përgjegjësitë:



    Menaxhon procesin e përditshëm të rezervimeve duke marrë cdo kërkesë nga kanalet e mediave sociale, email, telefonit etj;
    Mban marrëdhënie pozitive me kolegët për të siguruar që të gjitha kërkesat të trajtohen shpejt dhe me efikasitet;
    Menaxhon kërkesat për informacion në lidhje me tarifat / ofertat dhe pyetje të përgjithshme;
    Ndjek dhe konfirmon rezervimet e bëra nga klientët në telefon, email ose kanalet e tjera online;
    Dokumenton të gjithë korrespondencën dhe raportet siç kërkohet nga Menaxheri i Rezervimeve;
    Suportojnë Departamentin e Rezervimeve me detyra të tjera të përditshme;
    Raporton cdo situatë apo kërkesë të pazakontë Menaxherit të Rezervimeve;
    Janë fleksibile në bazë të nevojave në Deparartamentin e Rezervimeve;

    Kualifikimet dhe Aftësitë:



    Diplomë Universitare në Hoteleri Turizëm ose Gjuhët e Huaja përbën avantazh;
    Të njohin shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane (kusht i domosdoshëm);
    Të kënë aftësi shumë të mira komunikuese, të dinë të drejtojnë punën në grup;
    Të njohin paketën Microsoft Office;
    Të jenë korrektë;

    Ofrohet:



    Pagesë konkuruese

    Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!

    Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: [email protected]


    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.



    Cel. : +355686082912

     




    Apply


    WhatsApp

















    [email protected]
Working...
X