Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Vlore, ofrohet vend pune Agjent Shitje

    Vlore, ofrohet vend pune Agjent Shitje






    NJOFTIM PUNESIMI

    Kompania "Nelt shpk, pjesë e “NELT Group”, njëra prej kompanive me të mëdha në Ballkan në fushën e distribucionit, menaxhon dhe shpërndan markat e disa prej kompanive më të mëdha multinacionale si Beiersdorf, Mondelez, GSK, Arcor, Friesland Campina, Kraš, Hell, Manner, Mutti, Trompenburg, Sebamed dhe Baby Food Factory.

    Me punonjës të motivuar dhe procese efikase, kompania jonë synon të bëhet organizata lider në zinxhirin e furnizimit në Shqipëri.
    Nelt shpk në kuadrin e zgjerimit dhe zhvillimit të kompanisë kërkon të punësojë në pozicionin:

    Agjent Shitje- Zona Vlore
    Departamenti Komercial


    DETYRAT:


    Merr porositë tek klientët ekzistues në zonë dhe promovon produktet e kompanisë dhe kryen shitje direkte për këto produkte,
    Shpërndarja e produkteve në zonën dhe klientët përkatës,
    Të dorezojë produktin e porositur duke kryer plotësimin e dokumenteve të nevojshëm dhe të përfundojë transaksionin sipas rregullave në fuqi,
    Rregullon dhe organizon marrëdhëniet me pikat e shitjeve duke vizituar cdo pikë,
    Mban kontakte të vazhdueshme me klientët në lidhje me kerkesat e tyre,
    Kujdeset për merchandising duke vendosur materiale të ndryshme promocionale si: postera etj, për të përmbushur realizimin e aktiviteteve promocionale,
    Rregjistron të dhënat për porositë dhe shitjet në palmar-sistem shitje,
    Raportimi i shitjeve ditore tek supervizori perkatës,
    Zhvillimi i games së produkteve në klientet aktual
    Koordinimi i porosive të klienteve në bazë të një vlerësimi logjik,
    Monitorimi i tregut në tërësi, mbledhja e informacionit dhe raportimi,
    Të bashkëpunojë dhe të shkëmbejë informacione të vazhdueshme me Supervizorin e zonës.

    KËRKESAT:



    Arsimi i mesëm (i lartë përbën avantazh),
    Vendbanimi ne Vlore
    Eksperienca të ngjashme në fushën e shpërndarjes, distribucionit në tregun shqiptar,
    Të jetë i besueshëm,
    Të jetë korrekt dhe i disiplinuar në menaxhimin e produkteve te Kompanisë,
    Aftësi të mira komunikuese,
    Aftësi të mira tregtimi dhe negocimi,
    Aftësi për të menaxhuar kohën në terren,
    Aftësi të mira organizative në zgjidhjen e situatave të ndryshme në treg,
    Të jetë i gatshëm të pershtatet, të marrë përgjegjësi,
    Të jete i aftë të punojë në grup,
    Të jetë i aftë të punojë nën presion,
    Të jetë i aftë të zgjidh problemet personalisht,
    Të posedojë leje drejtimi automjeti.


    KUSHTE TE TJERA:

    • Kushte të shkëlqyera pune
    • Mundësi për zhvillim professional
    • Ambient miqesor dhe pozitiv
    • Orari i punës: nga e Hëna në të Premte 8 orë punë ne dite.



    TË INTERESUARIT TË DORËZOJNË CV PRANË:

    Departamenti i Burimeve Njerëzore
    [email protected]

    Ose te kontaktojne ne WhatsApp ne numrin 355689008590

    Afati i dorezimit te aplikimeve deri ne date 31.03.2024

    Vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.

    __________________
    Nelt Sh.p.k.
    Rr. Dhaskal Todri, Kashar, Tiranë, Shqipëri
    Web: www.nelt.com

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Nelt shpk sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë
    për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe do te perdoren vetem per qellime rekrutimi.

     




    Apply


    WhatsApp
















    Company logo

    Nelt Sh.p.k
    Rr. "Dhaskal Todri", Kashar, Tirane, Shqiperi
    Web: www.nelt.com
    Mail: [email protected]
Working...
X