EPPC Albania kërkon një Agjent Shitjesh, për klientin e saj, një ndër kompanitë më të mëdha e të konsoliduara në vend dhe rajon në fushën e importit dhe distribucionit.
Përgjegjësitë Kryesore:
· Identifikon klientë të rinj dhe mirëmban klientët ekzistues;
· Prezanton në mënyrë të detajuar produktet tek klientët;
· Zbaton planin ditor duke vizituar pikat e shitjes në zonën që mbulon;
· Identifikon dhe suporton kërkesat e klientit;
· Kontrollon gjendjen e stokut të produkteve në pikat e shitjes;
· Raporton mbi mbarëvajtjen e punës në departamentin përkatës.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
· Diplomë Universitare;
· Eksperiencë e mëparshme në pozicione të ngjashme;
· Aftësi shumë të mira komunikuese, organizative dhe negociuese;
· Njohuri të mira të paketës MS Office;
· Të zotërojë patentë të klasit B.
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj duke ndjekur linkun:
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
Apliko