EPPC Albania kërkon një Senior Finance për klientin e saj, kompani e cila operon në fushën e importit dhe distribucionit.
Përgjegjësitë kryesore:
Përgatitja në mënyrë periodike e raporteve financiare;Kontroll i detajuar i të ardhurave dhe shpenzimeve të kompanisë;Asiston në përgatitjen e pasqyrave financiare mujore dhe vjetore sipas standardeve të kontabilitetit, raporteve financiare dhe analiza të veçanta;Zhvillon, zbaton proçedurat financiare të kontabilitetit fiskal;Kontrollon dhe analizon të gjitha ndryshimet e bëra në sistemin e tatimeve;Realizon të gjithë deklarimet në faqen e sistemit tatimor;Realizon rakordimet të librave të blerjes/shitjes, Klient/Furnitor, Arkë/Bankë;Kontrollon dhe kontabilizon importet e shoqërise në përputhje me deklaratat doganore.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
Të ketë përfunduar studimet në Fakultetin e Ekonomisë, preferohet në degën Financë- Kontabilitet;Të ketë minimumi 5 vite eksperiencë pune; Përbën avantazh eksperienca e mëparshme në fushën e Distribucionit;Të ketë njohuri shumë të mira të programeve të paketës Microsoft Office si dhe të programit Financiar Financa 5;Të ketë aftësi të forta teknike në kontroll financiar, kontabilitet dhe raportim;Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese;Njohuri të gjuhës angleze.
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon:
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Apliko