Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Punonjes i Kujdesit për të Rinj

    Punonjes i Kujdesit për të Rinj






    Shoqata SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi eshte nje organizate sociale, jo-politike dhe jo fetare, qe ofron kujdes afatgjate me baze familjare per femijet, te cilet kane humbur prinderit, apo qe per arsye te ndryshme nuk mund te jetojne me prinderit e tyre. ​SOS Fshatrat e Femijeve mbeshtet gjithashtu femijet dhe familjet ne nevoje permes projekteve, qe synojne zhvillimin e kapaciteteve te ketyre familjeve

    Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për pozicionin vakant:

    Punonjes i Kujdesit për të Rinj pranë Komunitetit Rinor ​Detyrat kryesore:

    Krijimi i një ambienti të sigurt e familjar për të rinjtë
    Mbështetje emocionale, këshillim individual dhe në grup e të rinjve
    Mbështetja e të rinjve dhe udhëheqja e tyre drejt pavarësisë
    Mbështetje e të rinjve në zhvillimin e identitetit, vetë-vlerësimit dhe përgjegjësisë
    Mbështetje të rinjve në zhvillimin e aftësive sociale të tyre
    Mbështetje e të rinjve në mbajtjen e kontakteve me prindërit dhe të afërmit biologjikë
    Siigurimi i kontakteve me punëdhënësit e mundshëm të të rinjve
    Ndjekja e ecurisë arsimore të të rinjve, kontaktet me shkollat
    Kontakte me komunitetin përreth dhe autoritetet
    Administrimi i të ardhurave (buxheti i familjes)
    * Puna është e organizuar me 3 turne

    Profili Punes:

    Diplomë Universitare në punë sociale, pedagogji ose psikologji
    Minimalisht 3 vjet përvojë pune me adoleshentët dhe/ose fëmijët
    Aftësi praktike jetësore
    Aftësi shumë të mira komunikimi dhe tolerance
    Gatishmëri dhe aftësi për të punuar në grup
    Njohuri mbi ndihmën e parë mjekësore
    Dëshirë dhe gadishmëri për vetë zhvillim
    Preferohen:

    Kualifikime të mëtejshme në fushat psiko-pedagogjike
    Tolerancë, fleksibilitet dhe durim
    Aftësi në menaxhimin e situatave të stresit, krizave dhe zgjidhjes së konflikteve
    Njohuri të gjuhës Angleze
    Dëshmi aftësimi për drejtim automjeti
    Ne kuader te zbatimit te Politikes se Mbrojtjes se Femijeve:

    Ka përgjegjësinë për të mbrojtur fëmijët nga te gjitha format e abuzimit, braktisjes, manipulimit, dhunës dhe diskriminimit sipas sistemit te mekanizmit te referimit shteteror;
    Ka përgjegjësinë të raportojë menjeherë cdo dyshim, shqetësim, akuzë apo incident në lidhje me sigurinë e fëmijëve sipas sistemit te mekanizmit te referimit shteteror;
    Ka pergjegjësinë të veprojë pa vonesë; vonesa në veprim mund të cojë fëmijën në rreziqe të metejshme;
    Përfshin njerëzit e duhur në kohën e duhur; raportimi duhet të bëhet në strukturat përkatëse të përcaktuara me ligj për mbrojtjen e fëmijës dhe/ose grupin e mbrojtjes së fëmijëve në nivel kombëtar.
    Siguron konfidencialitetin dhe ndarjen e informacionit sipas nevojave dhe specifikave të rastit.
    Ka per detyre te veproje ne perputhje me Rregulloren per parandalimin dhe mbrojtjen ndaj ngacmimeve, shfrytezimit dhe abuzimeve seksuale.
    Duhet te promovoje dhe mbeshtese krijimin e nje kulture te te respektuarit, dinjitetit, besimit dhe pergjegjshmerise, e cila pengon zhvillimin e cdo lloj shkeljeje dhe abuzimi;
    Paraqitja e dokumentave:

    Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin dokumentat e mëposhtëme brenda datës 30.03.2024, në adresën [email protected]

    Curriculum Vitae;
    Letër interesi;
    Referencë
    Vetëm aplikantët e përzgjedhur, do të kontaktohen për intervistë.

     




    Apply
Working...
X