Progeen shpk është një shoqëri ndërtimi e cila operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si investitor dhe kontraktor kryesor. Vlerat kryesore të Progeen janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt të sajin. Progeen ndodhet me seli në Rr.Shyqyri Berxolli, Pallati. Intecosat, Nr. 36B, Tiranë, Shqipëri.
Pozicioni: Specialist/e Prokurimesh
Departamenti: Prokurimeve
Vendndodhja: Durrës
Përmbledhja e Pozicionit: Specialisti i Prokurimeve krijon dhe mirëmban marrëdheniet me furnitorët dhe me çdo palë të tretë, sipas objektivave dhe qëllimit të shoqërisë. Kryen proçesin e blerjes sipas kërkesave dhe buxhetit të shoqërisë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Kryen proçesin e blerjes sipas kërkesave duke kontrolluar dhe përcaktuar sasitë, çmimet dhe duke stabilizuar afatin e dorëzimit të materialeve të blera;Miraton porositë e blerjes, organizon dhe konfirmon shpërndarjen e mallrave dhe shërbimeve;Përpilon grafikun e blerjeve, kryen monitorimin e progresit dhe rifreskimi;Kryen kërkime dhe vlerësime mbi furnitorët, bazuar mbi çmimin, cilësinë, përzgjedhjen, shërbimin, mbështetjen, gadishmërinë, besimin, prodhimin dhe kapacitetet e shpërndarjes, si dhe emrin dhe historinë e furnitorit;Kryen kërkime dhe takime me furnitorët për të përcaktuar disponueshmërinë e produktit dhe kushtet e shitjeve;Analizon çmimet e propozuara, raportimet financiare dhe çdo të dhënë dhe informacion tjetër, për të përcaktuar çmimin më të mirë;Monitoron ngarkesat për tu siguruar se mallrat vijnë në kohë dhe për të zgjidhur problemet përkatëse me mallrat e padërguara;Ndërton dhe mirëmban marrëdhënie afatgjata me furnitorët;Negocion me furnitorët për të siguruar kushte më të favorshme;Rishikon kontratat ekzistuese me furnitorët për të siguruar realizimin dhe vazhdimësinë e projektit;Kontrollon buxhetin e prokurimit dhe promovon një kulturë të kursimit afatgjatë në kostot e prokurimit;Komunikon statusin e porosive me supervizimin e kantierit për tu siguruar se janë zbatuar grafikët;Kontrollon buxhetin e departamentit të blerjeve;Përgjegjës për përgatitjen e raporteve të prokurimit;Detyra të tjera që mund ti ngarkohen.
Kualifikimet dhe Kërkesat:
Edukimi: - Diplomë e Nivelit Master në degët Ekonomik, Inxhineri Ndërtimi.
Eksperienca: - Eksperiencë pune minimumi 3 vite.
Aftësi të tjera:
Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, pune në grup dhe dedikimi në ndjekjen dhe përfundimin e punëve;Aftësia për të përmbush me sukses dhe në kohë objektivat e kërkuara;Aftësi analitike, negociuese dhe ndërvepruese;Të ketë njohuri në përdorimin e paketës MC Office dhe MS Projects.
Përfitimet:
Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për tu rritur profesionalisht;Një pozicion pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qënë pjesë në projekte sfiduese;Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;Paga konkuruese në treg;
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën: [email protected] (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose nëpërmjet modulit të websitit.
Afati i aplikimit:
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Cel. : [email protected]
Apliko