Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhinier Ndertimi ne Zbatim

    Inxhinier Ndertimi ne Zbatim






    Martini Konstruksion shpk është një shoqëri ndërtimi e cila operon në tregun shqiptar që prej vitit 2003 në fushën e ndërtimit
    Martini Konstruksion shpk ndodhet me seli qendrore në adresën: Rr.”e Durresit " Perballe Ring Center ,Tirane
    Pozicioni: Inxhinier Ndërtimi
    Departamenti: Teknik
    Vendndodhja: Tirane
    Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri i Ndërtimit është përgjegjës për planifikimin dhe organizimin e sheshit të ndërtimit si edhe hartimin e dokumentacionint tekniko-ligjor per dosjet respektive te objekteve .
    në përputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike, grafikut të punimeve deri në fazën e dorëzimit të objektit.
    Kryen kontrolle ditore përpara fillimit të punës dhe pas mbarimit të saj. Mban raport ditor të punës ndërtimore përpara Menaxherit të Projektit.
    Zbaton K.T.Z., rregulloren e shëndetit dhe sigurisë në punë së bashku me personat e trajnuar për ndihmën e parë.
    Koordinon me brigadierin/teknikun e ndërtimit për porositjen e materialeve dhe nevojave për realizimin e proçeseve ditore në respektim të grafikut të punimeve.

    Detyrat dhe Përgjegjësitë:
    Të planifikojë, të organizojë dhe të zbatojë punimet në sheshin e ndërtimit në përputhje me projektin, kushtet teknike të zbatimit,
    specifikimeve teknike dhe planit të cilësisë, duke respektuar afatet kohore dhe brenda buxhetit të projekt-preventivëve;
    Të hartojë planet ditore, javore dhe mujore dhe t’ i paraqesë ato për diskutim, aprovim dhe miratim;
    Të kryejë kontrollet ditore përpara fillimit të punës dhe mbas mbarimit të saj duke mbajtur proçes verbalet përkatëse dhe miratimin e proçeseve në vazhdim;
    Të zbatojë grafikun e punimeve në përputhje me afatet e përcaktuara në kontratat e zbatimit të punimeve si dhe të plotësojë çdo ditë ditarin e punimeve dhe librin e kantierit;
    Të koordinojë me personelin përkatës porositjen e materialeve dhe nevojave për realizimin e proçeseve ditore në respektim të grafikut të punimeve;
    Të mbikqyrë dhe të mbajë evidenca për të gjitha matjet që kryhen për volumet dhe proçes verbalet përkatëse midis palëve;
    Të përgatisë situacionet mujore, librezat e masave, kostot e punimeve të realizuara nga grupet e punës të Shoqërisë dhe/ose të nën-kontraktorëve;
    Të përgatisë progres raportet dhe t’i paraqesë përpara Menaxherit të Projektit në mënyrë periodike në varësi të kërkesave të projektit;
    Të koordinojë, mbikqyrë dhe të mbajë përgjegjësi që të gjitha materialet të cilat vijnë në objekt të jenë sipas porosisë së kryer,
    në përputhje me specifikimet teknike, standartet dhe të shoqëruara me çertifikatat origjinale të cilësisë;
    Të realizojë rakordim javore ose mujore me Departamentin e Financës për kostot, inventaret, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve;

    Kualifikimet dhe Kërkesat:

    Edukimi: - Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi.
    Eksperienca: - Eksperiencë pune 3-5 vite. ,eksperienca ne prokurimet publike perben avantazh .
    Aftësi të tjera:
    Të ketë aftësi të mira, në ndjekjen dhe zbatimin e kontratave, në komunikim, etj;
    Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
    Të ketë aftësi të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
    Të jetë i azhornuar me çmimet e tregut për proçeset ndryshme të punimeve për ndërtime civile dhe industriale;
    Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
    Të jetë i aftë të punojë në grup, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë;
    Të njohë programet bazë në kompjuter, Microsoft Office, Microsoft Project, AutoCad 2D&3D, etj;
    Të ketë leje drejtimi për automjet.

    Mënyra e aplikimit:
    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën: [email protected] (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose nëpërmjet modulit te websitit. https://martinikonstruksion.al/
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

     




    Apply
Working...
X