Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Oferte pune, Koordinator i Sigurisë /HSE

    Oferte pune, Koordinator i Sigurisë /HSE






    Vega sh.p.k ka hapur aplikimet per pozicionin vakant Koordinator i Sigurisë /HSE

    Pozicioni: Koordinator i Sigurisë /HSE

    Departamenti: Teknik

    Vendndodhja: Tiranë

    Përmbledhja e Pozicionit: Koordinatori i Sigurisë/ HSE ka për detyrë të koordinojë stafin në kantieret e shoqërisë për të siguruar zbatimin e politikave të sigurimit Teknik, dhe ato mjedisore në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ai ka për detyrë të implementojë praktikat më të mira duke mbajtur në konsideratë objektivat e shoqërisë në lidhje me sigurinë dhe shëndetin në punë.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë:​
    Zbatimi i politikave të shoqërisë dhe përshtatja e dokumentacionit përkatës mbi sigurinë dhe shëndetin në punë dhe mbrojtjen e mjedisit në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe konventat europiane;
    Plotësimi me dokumentacionin përkatës të unifikuar i të gjitha kantiereve të Shoqërisë;
    Kontrolli periodik i kantiereve të shoqërisë në lidhje me zbatimin teorik dhe praktik të procedurave të sigurisë e shëndetit në punë dhe mbrojtjes së mjedisit;Raportimi periodik mbi situatën konkrete të sigurisë e shëndetit në punë dhe mbrojtjes së mjedisit;
    Hartimi i programeve për përmirësimin në vazhdimësi të sigurisë e shëndetit në punë dhe mbrojtjes së mjedisit.
    Kriteret:​Edukimi: - Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi.

    Eksperienca: - Eksperiencë pune 3-5 vjet.
    Aftësi të tjera:​
    Vërtetime përkatëse ose Çertifikata trajnimi shtesë përbëjnë avantazh;
    Të ketë njohuri në përdorimin e paketës MS OFFICE;
    Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
    Aftësi për zgjidhjeje të problemeve;
    Të jetë fleksibel për përgjigje të menjëhershme në raste urgjencash;
    Të ketë aftësi komunikuese, organizative, negociuese dhe bashkëpunuese.
    Të njohë në nivel profesional gjuhën angleze.
    Përfitimet:​
    Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për tu rritur profesionalisht;
    Një pozicion pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qënë pjesë në projekte sfiduese;
    Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
    Paga konkuruese në treg;
    Te interesuarit te kontaktojn ne emailin : [email protected] ose ne numrin e telefonit : +355 697050917

     




    Apply


    WhatsApp
Working...
X