Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Recepsionist/e në Green Coast, Palasë, Vlorë

    Recepsionist/e në Green Coast, Palasë, Vlorë






    Balfin Asset Management and Hospitality, i themeluar në vitin 2023, është një lider i dalluar në menaxhimin e strukturave të mikpritjes, si dhe një ekspert në optimizimin e aseteve, maksimizimin e performancës operacionale dhe zhvillimin komercial e rekreacional Mixed-use. Me një sipërfaqe të menaxhuar prej mbi 1,2 Mil m2 dhe një portofol prej më shumë se 20 shërbimesh të ndryshme në menaxhimin e aseteve dhe pronës, kompania ofron zgjidhje gjithëpërfshirëse për klientelën e saj të larmishme.

    Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

    Pozicioni: Recepsionist/e
    Departamenti: Hospitality
    Vendndodhja: Palasë, Vlorë

    Përmbledhja e Pozicionit:
    Recepsionisti/a në Green Coast është pika e parë e kontaktit për klientët, duke vendosur tonin për eksperiencën e tyre. Përveç mikpritjes, ai/ajo ka për detyrë të menaxhojë komunikimin me ta dhe palët e tjera, rezervimet dhe pagesat, si dhe funksionet operacionale, administrative, dhe mbikqyrëse e kontrolluese. Ai/ajo duhet të kryejë detyrat e mëposhtme sipas standardeve më të larta.

    Përgjegjësitë dhe Detyrat Kryesore
    Menaxhimi i Rezervimeve:
    • Suporton, menaxhon dhe konfirmon rezervimet për vilat me qera nëpërmjet e-mail, telefonatave, etj.;
    • Mban një sistem të organizuar për rezervimet dhe anulimet;
    • Koordinim me stafin e pastrimit dhe skuadrat e tjera për të siguruar gadishmërinë e vilave.

    Operacionet:
    • Ofron një mikpritje të standardeve të larta;
    • Menaxhon me efikasitet procesin e check-in dhe check-out;
    • Përcjell informacionin e nevojshëm (tarifat, shërbimet, facilitetet, atraksionet lokale të ofruara nga Resorti);
    • Menaxhon pyetjet dhe kërkesat e klientëve dhe adreson çdo problem apo ankesë të tyre, duke dhënë zgjidhjen e duhur;
    • Bën shpërndarjen e saktë të kuponave të mëngjesit sipas tipologjisë së rezervimit dhe numrit të klientëve të akomoduar;
    • Menaxhon postën;
    • Harton dhe përditëson raportet e incidenteve, raportet ditore të aktiviteteve ose raporte të tjera të kërkuara nga menaxhmenti;
    • Koordinon organizimin e ekskursioneve, transportit, etj. me kërkesë të klientëve.

    Menaxhimi i Pagesave:
    • Verifikon mënyrën e pagesës së klientëve dhe proceson pagesën;
    • Verifikon dhe regjistron kartat e kreditit për autorizim;
    • Përgjegjës/e për rakordimet e llogarive të vizitorëve bazuar në procedurat e kompanisë.

    Kualifikimet e Kërkuara
    • Preferohet diplomë në menaxhim biznesi apo hoteleri-turizëm;
    • Preferohet përvojë e mëparshme në shërbim klienti dhe/ose hoteleri-turizëm;
    • Zotërim shumë i mirë i gjuhës angleze (gjuhë të tjera janë plus);
    • Zotërim i mirë i Sistemit Opera përbën avantazh.

    Kompetencat Kryesore
    • Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbale dhe të shkruara;
    • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe të menaxhimit të kohës;
    • Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve;
    • I/e fokusuar ndaj klientit, me një qëndrim pozitiv dhe mikpritës;
    • I/e aftë në përdorimin e sistemeve kompjuterike;
    • Person kreativ, i/e aftë për të sugjeruar përmirësime dhe optimizime të procesit.

    Kushtet e Punës
    Balfin Asset Management and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik,
    një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

    Mënyra e aplikimit
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link.

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.​

     




    Apply


    WhatsApp


















    “Bajram Curri” Boulevard, ETC Business Center - TIRANE
    W: +355 69 703 9642
Working...
X