Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kërkohet Menaxher dhe Koordinator Projekti

    Kërkohet Menaxher dhe Koordinator Projekti






    Përshkrimi kompanisë

    ORBIT shpk eshte nje kompani e fokusuar ne Inovacion dhe Teknologji. Kryesisht aktivitetin e saj e ka ne Investime dhe ndertim projektesh inovative ne fushen e teknologjise.
    Pas nje eksperience +15 vjecare ne kete fushe sjell produktet e saj per tregun e brendshem dhe me gjere.
    Duke qene se kompania eshte ne zgjerim te projekteve te saj kerkon nje kandidat te kualifikuar ne menaxhim dhe koordinim te detyrave dhe pergjegjesive.
    Detyrat si më poshtë:

    Planifikon, realizon dhe finalizon projektin sipas afateve kohore dhe buxhetit të përcaktuar.
    Interpreton dhe realizon në plan pune objektivat e projektit duke mbikqyrur zbatimin e tij sipas buxhetit dhe standardeve të cilësisë.
    Harton dhe zbaton strategji efikase për reduktimin e kostove.
    Zhvillon fushata periodike prokurimi në funksion të projektit dhe nevojave të kompanisë, për produktet që kërkohen për zbatimin e tij dhe sipas kontratës të nënshkruar.
    Garanton ndjekjen me përgjegjësi të kostove dhe komunikon me furnitorët për të bërë të mundur rakordimin me grupet e punës.
    Përfaqëson kompanine me pale të treta për çeshtjet e lidhura me projektet.
    Mbikqyr dhe ndjek në mënyre të vazhdueshme stafin në varësi, duke mbajtur përgjegjësi për performancën e tyre.
    Analizon dhe interpreton në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e projektit dhe e paraqet informacionin në raporte tek Administratori dhe Investitori i kompanisë.


    Kualifikimet

    Të ketë përfunduar arsimin e larte, preferohen deget e menaxhim dhe ekonomise.
    Të ketë të paktën +2 vjet eksperience pune.
    Preferohen kandidatë me eksperiencë në sektorin e shitjes.
    Të ketë aftesi shumë të mira menaxheriale, komunikuese, organizuese dhe planifikuese.
    Të zoterojë në nivel shumë të mire aftesite dixhitale.

    Shënime

    Koha e Punes:
    Nga e Hena - Shtunë, ora 08:30 - 17:00 (30 min pushim dreke).
    Puna e nderthur ne Zyra + Terren.
    Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adrese tone te emailit: [email protected]
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

    ORBIT shpk

    Kontakt: +355 67 39 77 111 (WhatsApp)
    E-mail: [email protected]
    Adresa: Rruga Karl Gega, Bulevardi i ri, Tirane

     




    Apply


    WhatsApp
Working...
X