Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Ofrohet vend pune Specialist Finance shitjesh

    Specialisti i Financës për Shitjet është përgjegjës për faturimin, kontrollin financiar të shitjeve, monitorimin e dokumentacionit të agjentëve, rakordimin e klientëve, ndjekjen e detyrimeve dhe shlyerjes së tyre sipas kontratës. Pozicioni siguron saktësinë e faturave, çmimeve, arkëtimeve dhe gjendjeve të inventarit për zonat dhe kategoritë në ngarkim.
    Detyrat​
    Kryen faturimet ditore në DEV dhe regjistrimin e faturave në sistem.
    Mbështet dhe kontrollon stafin e shitjes në terren për problematikat e konstatuara.
    Kontrollon çmimet e shitjeve dhe të kthimeve për route-t në ngarkim dhe raporton diferencat.
    Kontrollon dokumentet fizike dhe fiskale të magazinave sekondare dhe të agjentëve, raporton mungesat dhe pasktësitë.
    Kontrollon dokumantacioni fizik me portalin self care.
    Kontrollon dokumentacionin e transferimit të mallrave dhe aseteve nga magazinat sekondare..
    Kryen inventarizimin e agjentëve, përgatit rezultatet dhe ndjek sistemimin e diferencave.
    Informon agjentët për diferencat e inventaritsipas procedurës.
    Merr pjesë në inventarët fizikë të magazinave sipas planifikimit.
    Kontrollon cdo ditë arkat e agjentëve në sistem dhe ben rakordim mujor të tyre.
    Nxjerr dhe monitoron detyrimet e maturuara të klientëve deri në likuidimin e tyre.
    Rakordon kartelat e klientëve përpara deklarimit të librit të shitjeve.
    Kryen rakordimin vjetor të kartelave të klientëve dhe ndjek firmosjen në kohë të akt-rakordimeve.
    Përllogaritje bonusit vjetor sipas kontratave me klientët ndjek procesin deri në faturim.
    Kualifikimet​
    Arsim i lartë në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
    Minimumi 3–5 vite eksperiencë në financë, kontabilitet shitjesh ose administrimin e klientëve.
    Njohuri të mira të kontabilitetit të shitjeve, klientëve dhe arkëtimeve.
    Njohuri mbi kontratat tregtare, kreditimin e klientëve dhe skemat e bonusit.
    Aftësi për rakordimin e llogarive dhe analizën e kartelave të klientëve.
    Njohuri të mira të NAVISION, Financë 5 ose sistemeve të ngjashme ERP përbëjnë avantazh.
    Njohuri shumë të mira të Microsoft Excel, përfshirë Pivot Table dhe analiza krahasimore.
    Aftësi të mira organizative dhe analitike.
    Aftësi komunikimi dhe negocimi me klientët dhe strukturat e brendshme.
    Saktësi, përgjegjshmëri, integritet dhe ruajtje e konfidencialitetit.
    Aftësi për të punuar nën presion dhe për të respektuar afatet.
    Shënime​
    Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV me email në adresën
    :
    recruitment [at] amgfood.com
    dhe
    +355688030934
    Të dhënat personale përpunohen sipas ligjit 124/2024 "Për mbrojtjen e të dhënave personale"
Working...
X