Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Marketing & Social Media Manager

    Lamthi Group
    , një kompani lider në fushën e ndërtimit, termohidraulikës, teknologjisë së ujit, ndërtimit të pishinave dhe SPA-ve.
    Distributor eksluziv i shumë markave Italiane dhe Gjermane të njohura në gjithë botën.
    Kërkon të rekrutojë staf energjik dhe ambicioz për të realizuar qëllimet e saj të biznesit.
    Në fokusin tonë primar janë komunikimi, klima harmonike dhe shpirti i skuadrës në ambjentin e punës.
    Gjithashtu, vleresimi sipas një skeme motivimi në reference të performancës dhe vjetërsisë në punë janë një tjetër politikë sociale e grupit tonë.
    Shpall pozicion vakant pune:
    Marketing & Social Media Manager
    me orar të plotë.
    Përgjegjësitë kryesore:​
    Zhvillimi dhe implementimi i strategjive të marketingut dhe social media.
    Menaxhimi i platformave sociale si Web, Instagram, Facebook, TikTok dhe LinkedIn.
    Krijimi, planifikimi dhe publikimi i përmbajtjes kreative dhe relevante.
    Zhvillimi i kalendarit mujor të përmbajtjes dhe koordinimi i fushatave promocionale.
    Krijimi dhe menaxhimi i fushatave të reklamimit online.
    Monitorimi i performancës së kanaleve sociale dhe analizimi i rezultateve.
    Ndjekja e trendeve të tregut, mediave sociale dhe sjelljes së konsumatorëve.
    Menaxhimi i komunikimit me komunitetin dhe ndërtimi i marrëdhënieve me audiencën.
    Bashkëpunimi me ekipet e shitjeve, dizajnit dhe departamente të tjera për të siguruar një komunikim të unifikuar të brand-it.
    Organizimi dhe promovimi i eventeve, produkteve, shërbimeve dhe aktiviteteve të kompanisë.
    Përgatitja e raporteve dhe analizave mbi rezultatet e aktiviteteve të marketingut.
    Identifikimi i mundësive të reja për rritjen e brand awareness, engagement dhe konvertimeve.
    Aftësi të kërkuara:​
    Kreativitet dhe aftësi të mira komunikimi.
    Njohuri të mira në marketingun digjital dhe menaxhimin e rrjeteve sociale.
    Aftësi për të krijuar përmbajtje tërheqëse dhe të orientuar drejt rezultateve.
    Aftësi analitike dhe orientim ndaj objektivave.
    Organizim i mirë dhe menaxhim i kohës.
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
    Njohuri në platformat e reklamimit digjital dhe mjetet e analizimit të performancës.
    Njohuri të programeve për krijimin dhe editimin e përmbajtjes vizuale/video përbëjnë avantazh.
    Njohuri të gjuhës angleze.
    Për të aplikuar për këtë mundësi, ju lutem dergoni CV duke percaktuar pozicionin për të cilin aplikoni,
    në adresën:
    info [at] lamthi.com
    dhe
    hr [at] lamthi.com
    Numër kontakti:068 4075594
    Adresa 1: Autostrada LEZHE -TIRANE, km 5, Tiranë.
    Adresa 2 : Autostrada TIRANE - DURRES , km 3, Lezhë.
    Adresa 3: Rruga Nacionale Shkodër-Tiranë, km 1, Bahçallek, Shkoder.
    Aplikimet janë të limituara, vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen.
Working...
X