Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Magazinier ne industrine e prodhimit

    HR Studio është në kërkim të një
    Magazinieri në Departamentin e Prodhimit
    , për llogari të një kompanie të specializuar në industrinë e prodhimit.
    Kandidati i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për administrimin dhe kontrollin e lëvizjes së produkteve, materialeve dhe porosive ndërmjet departamentit të prodhimit dhe magazinës, duke garantuar saktësinë e inventarit, regjistrimin e të dhënave në sistem dhe koordinimin efektiv të proceseve operacionale.
    Ky pozicion kërkon një person të organizuar, të përgjegjshëm dhe me aftësi të mira koordinuese, i cili mund të menaxhojë njëkohësisht proceset fizike të magazinës dhe dokumentacionin përkatës.
    Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore​
    Menaxhimi dhe kontrolli i hyrje-daljeve të produkteve dhe materialeve ndërmjet prodhimit dhe magazinës.
    Regjistrimi dhe përditësimi i të dhënave në sistemin e brendshëm të kompanisë, duke siguruar përputhshmërinë me gjendjen fizike të produkteve.
    Marrja, koordinimi dhe ndjekja e porosive të prodhimit, duke monitoruar ecurinë, afatet dhe përfundimin e tyre.
    Kontrolli i stokut, inventarit dhe organizimit të produkteve në magazinë.
    Identifikimi dhe raportimi i diferencave ndërmjet inventarit fizik dhe regjistrimeve në sistem.
    Organizimi dhe koordinimi i procesit të etiketimit të produkteve dhe porosive, në bashkëpunim me departamentet përkatëse.
    Koordinimi i vazhdueshëm me departamentet e Prodhimit, Financës, Shitjeve dhe Magazinës për të siguruar qarkullimin e saktë të informacionit.
    Monitorimi i disponueshmërisë së materialeve të paketimit, mjeteve të punës dhe materialeve të tjera të nevojshme për procesin e prodhimit.
    Komunikimi me furnitorët për porositë e caktuara dhe ndjekja e afateve të furnizimit.
    Përgatitja dhe përditësimi i raporteve periodike mbi gjendjen e inventarit, lëvizjet e produkteve dhe problematikat operacionale.
    Raportimi në kohë i mungesave, vonesave dhe mospërputhjeve që mund të ndikojnë në vazhdimësinë e prodhimit.
    Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara​
    Preferohet eksperiencë e mëparshme si magazinier, operator magazine, koordinator magazine ose në pozicione të ngjashme.
    Eksperienca në kompani prodhimi përbën avantazh.
    Njohuri mbi proceset e inventarizimit, administrimit të stokut dhe hyrje-daljeve të mallrave.
    Aftësi të mira në përdorimin e kompjuterit, veçanërisht MS Excel dhe programeve të menaxhimit të magazinës.
    Aftësi të mira organizative dhe koordinuese.
    Saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve në regjistrimin dhe kontrollin e të dhënave.
    Aftësi për të menaxhuar disa procese njëkohësisht dhe për të respektuar afatet.
    Komunikim i mirë dhe aftësi për të bashkëpunuar me departamente të ndryshme.
    Përgjegjshmëri, korrektësi dhe iniciativë në zgjidhjen e problematikave të përditshme.
    Apliko tani!
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në:
    b.simaku [at] hrstudiobs.com
    +355 69 45 04 920
Working...
X