Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Inxhinier Elektrik

    HR Studio po kërkon Inxhinier Elektrik Senior​
    HR Studio është në kërkim të një
    Inxhinieri Elektrik me eksperiencë të konsiderueshme profesionale
    , për t'iu bashkuar ekipit të një kompanie partnere.
    Kërkojmë një profesionist me njohuri të thelluara teknike, aftësi në menaxhimin dhe realizimin e projekteve elektrike, si dhe eksperiencë në mbikëqyrjen e punimeve në terren.
    Përgjegjësitë kryesore:​
    Projektimi, planifikimi dhe mbikëqyrja e instalimeve dhe sistemeve elektrike.
    Menaxhimi dhe koordinimi i projekteve elektrike nga faza e projektimit deri në përfundimin e tyre.
    Kontrolli i cilësisë së punimeve dhe sigurimi i zbatimit të standardeve teknike dhe të sigurisë.
    Diagnostikimi dhe zgjidhja e problematikave teknike në sistemet elektrike.
    Koordinimi i ekipeve teknike dhe mbikëqyrja e punimeve në terren.
    Përgatitja dhe kontrolli i dokumentacionit teknik, preventivave dhe raporteve të progresit.
    Bashkëpunimi me departamentet e tjera për realizimin e projekteve brenda afateve të përcaktuara.
    Kualifikimet dhe kërkesat:​
    Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike.
    Minimumi 5 vite eksperiencë profesionale
    në fushën e inxhinierisë elektrike, preferohet eksperiencë më e gjatë.
    Njohuri të avancuara mbi instalimet elektrike, sistemet e shpërndarjes së energjisë dhe pajisjet elektrike.
    Eksperiencë në projektim, zbatim dhe mbikëqyrje të projekteve elektrike.
    Aftësi të mira në përdorimin e programeve teknike, si AutoCAD dhe programeve të tjera të fushës.
    Njohuri të standardeve teknike dhe rregulloreve të sigurisë elektrike.
    Aftësi të shkëlqyera organizative, analitike dhe në zgjidhjen e problemeve.
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar ekipe teknike.
    Kriter që përbën avantazh:​
    Eksperienca në sektorin e energjisë së rinovueshme, veçanërisht në sistemet fotovoltaike
    , duke përfshirë projektimin, instalimin, mbikëqyrjen dhe mirëmbajtjen e impianteve fotovoltaike, do të konsiderohet një avantazh i rëndësishëm gjatë përzgjedhjes.
    Apliko:
    Dërgo CV-në në
    b.simaku [at] hrstudiobs.com
    +355 69 45 04 920
Working...
X