FINANCIERE
A je një profesionist i financës dhe kontabilitetit që dëshiron të kontribuosh përtej administrimit financiar, duke ndërtuar politika, sisteme kontrolli dhe strategji që mbështesin rritjen e një biznesi?
Greemed kërkon një
Financier me ekspertizë të konsoliduar kontabël dhe fiskale, aftësi drejtuese, mendim analitik dhe vizion biznesi
, i cili do të marrë përgjegjësinë për drejtimin, organizimin dhe zhvillimin e funksionit financiar të kompanisë.
1. PËRGJEGJËSITË KRYESORE
Drejtimi financiar dhe kontabël:
Organizimi dhe mbikëqyrja e departamentit të financës, garantimi i saktësisë së regjistrimeve, rakordimeve kontabël, pasqyrave financiare dhe raportimit periodik.
Përputhshmëria ligjore dhe fiskale:
Mbikëqyrja e deklarimeve tatimore, përfshirë TVSH-në, tatimin mbi fitimin, tatimin në burim dhe detyrimet e tjera ligjore, duke garantuar zbatimin e legjislacionit shqiptar dhe standardeve kontabël.
Planifikimi dhe strategjia financiare:
Hartimi dhe monitorimi i buxheteve, parashikimeve financiare, Cash Flow, likuiditetit dhe planeve që mbështesin objektivat e zhvillimit të kompanisë.
Kontrolli financiar dhe rentabiliteti:
Analizimi i kostove, marzheve, fitimit sipas produkteve dhe klientëve, arkëtimeve, detyrimeve dhe kapitalit qarkullues, duke identifikuar rreziqe dhe mundësi për optimizim.
Mbështetja financiare e biznesit:
Bashkëpunimi me Sales për çmimet, marzhet dhe kushtet tregtare; me Operations, Procurement dhe Warehouse për kostot, importet, stokun dhe blerjet; si dhe me HR për buxhetin dhe kostot e personelit.
Zhvillimi i sistemeve dhe raportimit:
Optimizimi i proceseve, kontrolleve të brendshme dhe përdorimit të Odoo, duke përgatitur analiza dhe rekomandime për CEO-n në mbështetje të vendimmarrjes dhe rritjes së kompanisë.
2. KRITERET DHE KUALIFIKIMET
Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
Të paktën 8 vite eksperiencë profesionale në financë dhe kontabilitet, me eksperiencë të dëshmuar në pozicione drejtuese financiare.
Njohuri të thelluara të legjislacionit tatimor dhe kontabël në Shqipëri, si dhe të SKK/SNRF dhe zbatimit të tyre në praktikë.
Eksperiencë në përgatitjen, analizën dhe interpretimin e pasqyrave financiare, deklarimeve tatimore, buxheteve dhe raporteve menaxheriale.
Njohuri dhe eksperiencë në menaxhimin e likuiditetit, Cash Flow, kostove, marzheve, arkëtimeve dhe planifikimit financiar.
Përvojë në drejtimin e ekipit, organizimin e proceseve, ndërtimin e politikave financiare dhe sistemeve të kontrollit të brendshëm.
Përdorim profesional i Financës 5 dhe Odoo dhe aftësi për të kontrolluar e përmirësuar integrimin e proceseve Finance, Sales, Purchase dhe Inventory.
Aftësi të forta analitike, organizative dhe vendimmarrëse, integritet profesional, konfidencialitet dhe orientim drejt rezultateve.
Eksperienca në kompani tregtare, distributore dhe import-eksport përbën avantazh.
3. ÇFARË OFRON GREEMED?
Një mjedis profesional, bashkëpunues dhe zhvillues.
Mundësinë për të ndërtuar dhe zhvilluar politikat, proceset dhe sistemet financiare të kompanisë.
Bashkëpunim të drejtpërdrejtë me CEO-n dhe drejtuesit e departamenteve.
Përfshirje aktive në vendimmarrjen financiare dhe zhvillimin e biznesit.
Mundësinë për të pasur ndikim real në stabilitetin financiar, eficiencën dhe rritjen e kompanisë.
Kushte pune dhe mundësi zhvillimi profesional.
Nëse ke ekspertizën, përvojën dhe ambicien për të marrë një rol me përgjegjësi të lartë dhe ndikim në zhvillimin e biznesit, të ftojmë të aplikosh.
CV-të mund të dërgohen në:
hr [at] greemed.eu
Cel. : +355 68 400 7632