Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhinier Kantieri

    V
    ia Construction është në kërkim të një
    Inxhinieri Kantieri (Junior)
    , i/e cila do të asistojë në ndjekjen e punimeve në kantier, koordinimin bazë me ekipet, kontrollin e cilësisë sipas udhëzimeve dhe përgatitjen e raporteve/dokumentacionit teknik, duke respektuar rregullat e sigurisë në punë.
    Detyrat Kryesore:
    Siguron zbatimin e punimeve në përputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet në fuqi.
    Përgatit raporte ditore/javore, si dhe raporte për vendosjen në vepër të materialeve specifike (p.sh. hekur, beton), të miratuara edhe nga Mbikëqyrësi i Punimeve.
    Jep udhëzime dhe sqarime të vazhdueshme për organizimin e punës, zbatimin e projektit dhe respektimin e kushteve teknike.
    Menaxhon dhe monitoron mirëmbajtjen e lëndës së parë dhe makinerive, si dhe planifikon shërbimet teknike të nevojshme për to.
    Ndjek zbatimin e kontratave të sipërmarrjes për punimet e kryera nga nënkontraktorët në objekt dhe siguron mbledhjen e dokumentacionit të kërkuar sipas kontratës në fuqi.
    Plotëson çdo ditë listë-prezencën e punonjësve në kantier.
    Hartonë librezën e masave për punimet e kryera dhe e raporton çdo javë pranë Administratorit, së bashku me situacionin e punimeve.
    Mban dhe plotëson ditarin e punimeve çdo ditë dhe e raporton në baza javore pranë Administratorit.
    Përditëson në vazhdimësi dokumentacionin tekniko-ligjor gjatë fazave të ndërtimit deri në përfundim të objektit.
    Identifikon dhe paraqet kërkesat për ndryshime në projektet e zbatimit dhe preventivin pranë Administratorit dhe departamentit inxhinierik.
    Verifikon që materialet e ardhura në objekt të shoqërohen me certifikata origjine dhe cilësie; në mungesë, vendos shënim përkatës në faturë.
    Identifikon dhe raporton materialet/produktet që nuk përputhen me cilësinë dhe specifikimet e kërkuara.
    Ndjek kryerjen e analizave dhe provave të materialeve në laborator, si dhe testimeve që realizohen në kantier.
    Raporton periodikisht inventarin dhe gjendjen e materialeve pranë veprës.
    Kryen detyra të tjera të lidhura me funksionin, sipas nevojave të projektit dhe udhëzimeve të eprorit.
    Kualifikimet:
    Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi.
    Eksperiencë profesionale 3–5 vite në menaxhimin/ndjekjen e punimeve në kantier.
    Aftësi të provuara në interpretimin e projekteve të zbatimit, preventivit, specifikimeve teknike dhe standardeve të ndërtimit.
    Njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve inxhinierike si dhe paketës MS Office.
    Kompetenca të mira në organizim, koordinim dhe raportim teknik, përfshirë përgatitjen e raporteve ditore/javore dhe dokumentacionit të kantierit.
    Çfarë ofron kompania:
    Një ambient pune dinamik dhe profesional.
    Trajnime dhe mbështetje për zhvillim të mëtejshëm.
    Pagë konkurruese, në përputhje me eksperiencën dhe aftësitë.
    Procesi i përzgjedhjes:
    Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në në adresën
    info [at] viaconstruction.al
    deri më datë 20/02/2025. Sigurohuni që të përfshini “Inxhinier Kantieri” në subjektin e emailit.
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Working...
X