Union Bank prej 20 vitesh operon me sukses në tregun bankar shqiptar, e konsoliduar si një institucion i sigurt, i qëndrueshëm dhe me performancë të shkëlqyer. Përmes një rrjeti të gjerë prej 34 degësh dhe 75 ATM-sh të shpërndara në qytetet kryesore të vendit, banka u ofron mbi 150,000 klientëve një shërbim profesional dhe të besueshëm. Që nga fillimi i aktivitetit në vitin 2006, Union Bank ka njohur rritje të vazhdueshme, duke arritur sot mbi 100 miliardë lekë në total asete.
Ne promovojmë një kulturë pune të bazuar në diversitet, gjithë përfshirje dhe mundësi të barabarta zhvillimi, ku secili anëtar i ekipit vlerësohet si pjesë thelbësore e suksesit tonë. Union Bank investon vazhdimisht në trajnimin dhe zhvillimin profesional të punonjësve, me misionin për të garantuar një eksperiencë bankare të shkëlqyer për klientët.
Ne i vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnikë dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar; prandaj, kërkojmë kandidatë të përshtatshëm për t’u bërë pjesë e skuadrës sonë në pozicionin:
Drejtor Degët Tiranë
Qëllimi i përgjithshëm i punës
Siguron realizimin e objektivave peiodike të degës përmes drejtimit të të gjitha aktiviteteve të zhvillimit të biznesit, shitjeve, operacioneve dhe shërbimit në degë. Mbështet stafin në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet coaching dhe trajnimeve me synim rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj klientëve dhe arritjen e planit të biznesit sipas stragjise te miratuar nga Komiteti i rrjetit.
Përgjegjësitë kryesore
Është përgjegjës kryesor për koordinimin e punës në degë me qëllim realizimin e objektivave të Bankes të vendosura për degën.
Eshte pergjegjes per zhvillimin e stafit dhe orentimin e tyre te lidhura me objektivat dhe fokusin e Bankes
Siguron ndërtimin e një strategjie për arritjen e planit të biznesit, në termat e rritjes dhe cilësie në përputhshmëri të plotë me politikat dhe strategjitë e bankës.
Drejton Komitetin e Kredisë sipas nivelit të aprovimit dhe në përputhje me politikat e institucionit.
Udheheq dhe suporton stafin e Degës për të siguruar se puna e tyre është në përputhje me standartin e bankës në shërbim, shitje dhe përputhshmëri operacionale.
Organizon mbledhje periodike me stafin për të garantuar planifikimin ne nivelin e duhur me shërbimet bankare, produktet dhe procedurat e bankës dhe performancen.
Merr pjesë në mënyrë aktive në mbledhjet e bankës dhe kontribuon me ide për përmirësimin e proceseve, procedurave dhe efektivitetin e degës.
Mbikëqyr dhe vlerëson stafin me qëllim dhenie feedback, coaching dhe identifikimin e nevojave për trajnim dhe propozon plane konkrete per zhvillimin e kapaciteteve profesionale te stafit.
Respekton politikën e vlerësimit të performancës dhe është përgjegjës për vlerësimin e punonjësve nën varësinë direkte.
Mbështet veprimet operacionale të degës duke kryer kontrollin dhe autorizimin e veprimeve në sistemin Flexcube në përputhje me nivelin e autorizimit.
Siguron kryerjen e kontrolleve spontane të arkave individuale dhe/ose arkës kryesore sipas përcaktimeve të Manualit të Arkës. Shërben si person kontakti për eskalim të problemeve operacionale që mund të lindin në Degë dhe që nuk zgjidhen nga Koordinatori i Degës (nëse ekziston në strukturë) si dhe ndjek personalisht zgjidhjen e tyre në zbatim të rregullave dhe procedurave të miratuara të bankës.
Përgatit dhe dërgon raporte specifike në departamentet e drejtorise, në përputhje me kërkesat dhe procedurat në fuqi.
Vepron si promovues dhe tejcues i vlerave dhe imazhit të institucionit.
Është personi përgjegjës në rang Dege në lidhje me zbatimin e standarteve të Bankës për PPP&FT Të sigurojë që komunikimi me stafin në lidhje me cdo cështje të PPP&FT të jetë i plotë, i qartë, formal (me e-mail) duke respektuar standartin e komunikimit me e-mail me Departamentin AML.
Është përgjegjës për zbatimin e proçesit të monitorimit të anomalive të evidentuara në transaksionet bankare në Degë dhe siguron raportimin e tyre në Departamentin AML në Zyrat Qendrore.
Është përgjegjës për monitorimin dhe kontrollin e Degës në lidhje me respektimin e standardeve të kërkuara, veçanërisht për klientët me risk të lartë (përfshirë kategorizimin e tyre) dhe/ose vigjilencë të zgjeruar, të përcaktuara nga sistemet automatike të bankës, manuali bankar të PPP&FT me dispozitat ligjore në fuqi apo kërkesat e Departamentit për çështjet e PPP/FT.
Duhet të tregojë kujdes për zbatimin e standardeve më të larta për të mbrojtur bankën dhe reputacionin e saj nga keqpërdorimi për pastrim parash dhe/ose financim, mashtrimi apo aktivitete të tjera të paligjshme.
Është përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e procedurave të sigursë nga stafi i degës përkatëse.
Profili individual
Diplomë Universitare në Fakultetin e Administrim-Biznesit, Ekonomisë ose të tjera të lidhura me fushën.
Minimumi 5 vjet punë në sektorin bankar, preferohet eksperiencë drejtuese e mëparshme.
Aftësi të shkëlqyera organizative, menaxhuese dhe koordinuese.
Njohuri shumë të mira të operacioneve bankare.
Aftësi të forta komunikuese verbale, të shkruara, analitike dhe ndërpersonale
Aftësi drejtuese dhe motivuese për stafin.
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe të paketës Microsoft Office.
Mënyra e aplikimit
Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin, brenda datës
08.12.2026
:
CV-në;
letrën e shprehjes së interesit për pozicionin.
Dokumentet duhet të dërgohen në adresën e e-mailit:
humanresources [at] unionbank.al
.
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Kulturës Organizative.
Njoftim për mbrojtjen e të dhënave personale
Union Bank sh.a.
deklaron se përpunon të dhënat personale të aplikantëve për qëllimet e administrimit të procesit të rekrutimit, mbështetur në Ligjin Nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr. 42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale janë kryesisht të dhëna të kontaktit, të dhëna mbi arsimin, eksperiencën profesionale dhe çdo informacion tjetër të deklaruar nga vetë aplikanti në CV -të dhe dokumentacionin shoqërues.
Union Bank sh.a.
zbaton masa teknike dhe organizative me qëllim që të garantojë ruajtjen e sigurisë së të dhënave personale që përpunon. Të dhënat ruhen vetëm për periudhën e nevojshme të përfundimit të procesit të rekrutimit dhe aksesohen vetëm nga personeli i autorizuar, i cili ka për detyrë të ruajë konfidencialitetin e të dhënave personale.
Individët që aplikojnë pranë
Union Bank sh.a.
informohen se të dhënat e tyre personale do të përpunohen nga Banka sipas përshkrimit të mësipërm.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë akses, korrigjim, fshirje, kufizim të përpunimit të të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këto të drejta ata mund të kontaktojnë në adresën e email: