Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Zgarist

    KËRKOJMË ZGARIST
    Jemi në kërkim të një zgaristi me përvojë, të përgjegjshëm dhe të përkushtuar, për t’iu bashkuar ekipit tonë në një ambient profesional dhe dinamik pune.
    Detyrat dhe përgjegjësitë:
    Përgatitja dhe pjekja e mishit, pulës dhe produkteve të tjera në zgarë.
    Kontrolli i kohës së pjekjes, duke garantuar cilësi dhe shije të njëtrajtshme.
    Përgatitja dhe organizimi i zgarës.
    Kontrolli i freskisë dhe cilësisë së produkteve.
    Respektimi i standardeve të higjienës dhe sigurisë ushqimore.
    Mirëmbajtja dhe pastrimi i pajisjeve dhe ambientit të punës.
    Bashkëpunimi me pjesën tjetër të stafit për realizimin në kohë të porosive.
    Kriteret e kërkuara:
    Eksperiencë e mëparshme si zgarist ose në pozicione të ngjashme.
    Njohuri të mira në përgatitjen dhe pjekjen e mishit dhe pulës.
    Aftësi për të punuar në një ambient dinamik dhe me ritëm të lartë.
    Përgjegjshmëri, korrektësi dhe përkushtim ndaj punës.
    Aftësi bashkëpunimi dhe organizimi.
    Gatishmëri për orar fleksibël.
    Çfarë ofrojmë?
    Punësim afatgjatë.
    Ambient korrekt dhe profesional pune.
    Pagë në përputhje me eksperiencën dhe aftësitë.
    Mundësi zhvillimi profesional.
    Vendndodhja: Tiranë, Fresku
    Të interesuarit mund të telefonojnë në numrin e telefonit 0682039174
Working...
X