Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Supervizor/e Magazine

    E2 Partners Group Albania
    , në emër të klientit të saj, është duke rekrutuar kandidatë për pozicionin
    Supervizor/e Magazine
    .
    Përgjegjësitë kryesore
    ​
    Mbikëqyrja e proceseve të përditshme të magazinës.
    Kontrolli i hyrjeve dhe daljeve të mallrave.
    Monitorimi dhe përditësimi i gjendjes së stokut.
    Organizimi dhe sistemimi i produkteve në magazinë.
    Kryerja e inventarizimeve periodike dhe evidentimi i diferencave të stokut.
    Kontrolli i sasisë dhe gjendjes së produkteve të magazinuara.
    Ndjekja e porosive dhe koordinimi i përgatitjes së tyre.
    Evidentimi dhe raportimi i mungesave, tepricave apo dëmtimeve të produkteve.
    Mbajtja e dokumentacionit dhe regjistrimeve përkatëse të magazinës.
    Koordinimi dhe ndarja e detyrave me stafin e magazinës.
    Raportimi periodik mbi gjendjen e inventarit dhe problematikat e konstatuara.
    ​
    Kërkesat​
    Eksperiencë e mëparshme në magazinë ose në administrimin e inventarit.
    Njohuri mbi proceset e hyrje-daljeve të mallrave dhe kontrollit të stokut.
    Njohuri bazë në përdorimin e programeve kompjuterike.
    Aftësi të mira organizative dhe koordinuese.
    Vëmendje ndaj detajeve dhe saktësi në punë.
    Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të punuar në grup.
    Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail:
    jobs [at] e2partners.al
    ose të na kontaktoni në numrin e telefonit
    +355 69 705 0551.
    Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi (opsionale) për pozicionin përkatës
    Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.
    Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave,
    ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
Working...
X