Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, Konsulent Shitjesh në Zyrë – Sektori Elektrik

    HR Studio
    , për një kompanie kliente që operon në sektorin elektrik, është në kërkim të një
    Konsulenti/e Shitjesh në Zyrë
    , me eksperiencë në shitjen dhe këshillimin teknik për produkte dhe materiale elektrike.
    Pozicioni ka në fokus komunikimin me klientët, përgatitjen e ofertave tregtare, ndjekjen e porosive dhe ofrimin e asistencës profesionale për përzgjedhjen e produkteve të përshtatshme.
    Kandidati ideal duhet të ketë njohuri mbi sektorin elektrik, aftësi të mira komunikimi dhe eksperiencë në menaxhimin e kërkesave të klientëve.
    Përgjegjësitë kryesore​
    Komunikimi dhe këshillimi i klientëve mbi produktet dhe materialet elektrike.
    Përgatitja dhe dërgimi i ofertave tekniko-tregtare.
    Administrimi dhe ndjekja e porosive deri në finalizimin e tyre.
    Ofrimi i informacionit teknik mbi karakteristikat dhe përdorimin e produkteve.
    Bashkëpunimi me ekipin e shitjeve në terren dhe departamentet e tjera.
    Ndjekja e kërkesave të klientëve për çmimet, disponueshmërinë dhe afatet e furnizimit.
    Përditësimi i të dhënave të klientëve dhe raportimi i aktiviteteve të shitjes.
    Kualifikimet e kërkuara​
    Eksperiencë e domosdoshme në sektorin e produkteve dhe materialeve elektrike.
    Preferohet arsim në Inxhinieri Elektrike ose fusha teknike të ngjashme.
    Njohuri të mira mbi produktet, pajisjet dhe materialet elektrike.
    Eksperiencë në shitje, përgatitje ofertash dhe komunikim me klientët.
    Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
    Aftësi të mira organizative, komunikimi dhe orientim drejt klientit.
    Përgjegjshmëri, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
    Çfarë ofrohet?​
    Punësim i qëndrueshëm dhe afatgjatë.
    Pagë konkurruese sipas eksperiencës.
    Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi në sektorin elektrik.
    Apliko:
    Dërgo CV-në në
    b.simaku [at] hrstudiobs.com
    +355 69 45 04 920
Working...
X