Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Operator i Finiturës, Polirimit dhe Axhustimit të Metaleve

    HR Studio është në kërkim të një
    Operatori të Finiturës, Polirimit dhe Axhustimit të Metaleve
    , për llogari të një kompanie të specializuar në përpunimin e metaleve dhe prodhimin e komponentëve metalikë me precizion.
    Kërkojmë kandidatë me aftësi të mira manuale, vëmendje ndaj detajeve dhe interes për proceset teknike të prodhimit.
    Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore​
    Përgatitja dhe përpunimi i metaleve të çmuara dhe jo të çmuara.
    Kryerja e proceseve të kalandrimit, prerjes dhe stampimit të metaleve.
    Realizimi i proceseve të axhustimit, lëmimit dhe polirimit manual e mekanik.
    Përdorimi i pajisjeve dhe mjeteve të specializuara të përpunimit.
    Pastrimi dhe aplikimi i trajtimeve mbrojtëse mbi komponentët metalikë.
    Kontrolli i cilësisë dhe respektimi i standardeve teknike dhe të sigurisë.
    Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara​
    Preferohet eksperiencë në përpunimin e metaleve, polirim, prodhim bizhuterish ose mekanikë precize.
    Aftësi të mira manuale dhe përqendrim i lartë në detaje.
    Njohuri mbi përdorimin e instrumenteve matëse, si kalibrat dhe mikrometrat.
    Njohuri bazë në leximin e vizatimeve teknike.
    Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të punuar në ekip.
    Gatishmëri për të mësuar dhe për t'u zhvilluar profesionalisht.
    Çfarë ofrohet?​
    Punësim me kohë të plotë në një ambient prodhimi të specializuar.
    Trajnim profesional për proceset specifike të prodhimit.
    Mundësi për të zhvilluar aftësi teknike në përpunimin e metaleve me precizion.
    Apliko tani!​
    Dërgo CV-në në
    b.simaku [at] hrstudiobs.com
    +355 69 45 04 920
Working...
X