Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres, kerkohet Specialist Finance Magazine

    Përshkrimi i pozicionit
    HR Studio, për llogari të një kompanie partnere, është në kërkim të një
    Specialisti Finance Magazine
    , i cili do të jetë përgjegjës për administrimin dhe kontrollin financiar të lëvizjeve të magazinës, regjistrimin e dokumentacionit dhe rakordimin e gjendjeve fizike me sistemin financiar.
    Vendndodhja:
    Durrës
    Pozicioni:
    Kohë e plotë
    Detyrat dhe përgjegjësitë:
    Regjistrimi dhe kontrolli i hyrje-daljeve të mallrave në sistem.
    Përgatitja dhe administrimi i faturave, fletëhyrjeve dhe fletëdaljeve.
    Rakordimi periodik i gjendjes fizike të magazinës me të dhënat në sistem.
    Kontrolli i dokumentacionit financiar që shoqëron lëvizjet e mallrave.
    Ndjekja dhe evidentimi i diferencave në inventar.
    Pjesëmarrja në proceset e inventarizimit periodik.
    Përgatitja e raporteve mbi gjendjen e stokut dhe lëvizjet e magazinës.
    Bashkëpunimi me departamentin e financës, shitjeve dhe logjistikës.
    Sigurimi i saktësisë së të dhënave dhe dokumentacionit financiar.
    Kualifikimet dhe kërkesat:
    Arsim i lartë në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
    Eksperiencë e mëparshme në financë magazine, kontabilitet ose administrim stoku.
    Njohuri të mira të programeve financiare dhe sistemeve të menaxhimit të magazinës.
    Njohuri të mira të Microsoft Excel.
    Aftësi të mira analitike dhe vëmendje ndaj detajeve.
    Korrektësi, përgjegjshmëri dhe aftësi për të punuar në ekip.
    Aftësi të mira organizative dhe përmbushje të detyrave brenda afateve.
    Apliko tani!
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në:
    b.simaku [at] hrstudiobs.com
    +355 69 45 04 920
Working...
X