Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Head of Sales

    HR Studio
    është në kërkim të një
    Head of Sales / Drejtor/e Shitjesh
    , për një kompanie kliente.
    Kërkojmë një profesionist me eksperiencë të konsoliduar në drejtimin e shitjeve, zhvillimin e biznesit dhe menaxhimin e stafit, i cili do të jetë përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e strategjisë .Pozicioni kërkon një profil me orientim të fortë komercial, aftësi drejtuese dhe njohuri të tregut të prodhimit, branding-ut dhe shërbimeve të personalizuara për biznese.
    Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore​
    Hartimi, implementimi dhe monitorimi i strategjisë së shitjeve në përputhje me objektivat e kompanisë.
    Drejtimi, organizimi dhe zhvillimi i ekipit të shitjeve, duke përcaktuar objektiva individualë dhe kolektivë.
    Zhvillimi i marrëdhënieve strategjike me kompani, agjenci marketingu, biznese retail, rrjete tregtare dhe klientë korporativë.
    Menaxhimi i negociatave tregtare, ofertave financiare dhe kontratave me klientë strategjikë.
    Zhvillimi i shitjeve për produkte dhe shërbime në industrinë e prodhimit.
    Bashkëpunimi i ngushtë me departamentet e projektimit, dizajnit, prodhimit dhe instalimit për të garantuar realizimin e projekteve sipas kërkesave të klientëve.
    Analizimi i kostove, marzheve të fitimit dhe politikave të çmimeve për të siguruar rentabilitetin e projekteve.
    Menaxhimi i pipeline-it të shitjeve, parashikimi i të ardhurave dhe ndjekja e performancës përmes KPI-ve.
    Përgatitja dhe prezantimi i raporteve periodike të shitjeve pranë drejtimit të kompanisë.
    Përfaqësimi i kompanisë në takime strategjike, negociata dhe aktivitete të industrisë.
    Kriteret dhe kualifikimet​
    Arsim i lartë në Administrim Biznesi, Marketing, Menaxhim ose fusha të ngjashme.
    Minimumi
    5 vite eksperiencë në shitje
    , nga të cilat të paktën 2–3 vite në pozicione drejtuese ose menaxheriale.
    Preferohet eksperiencë në industrinë e prodhimit publicitar, printimit digjital, sinjalistikës, branding-ut ose industrive të ngjashme.
    Njohuri mbi proceset e shitjes së produkteve dhe shërbimeve të personalizuara, nga identifikimi i nevojës së klientit deri te realizimi i projektit.
    Aftësi të dëshmuara në hartimin e strategjive komerciale, zhvillimin e tregut dhe realizimin e objektivave të shitjes.
    Eksperiencë në drejtimin, motivimin dhe vlerësimin e performancës së ekipeve të shitjeve.
    Aftësi të avancuara negociimi, komunikimi dhe ndërtimi të marrëdhënieve afatgjata me klientët.
    Njohuri mbi përllogaritjen e kostove, strukturimin e ofertave dhe analizën e marzheve të fitimit.
    Aftësi analitike, vendimmarrëse dhe orientim i fortë drejt rezultateve.
    Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
    Njohuri të mira të MS Office dhe sistemeve CRM.
    Disponueshmëri për takime me klientë dhe vizita në terren.
    Çfarë ofrohet​
    Pozicion drejtues me rol të rëndësishëm në zhvillimin strategjik të kompanisë.
    Mundësi për të ndikuar drejtpërdrejt në zgjerimin e biznesit dhe zhvillimin e tregjeve të reja.
    Ambient profesional, dinamik dhe bashkëpunues.
    Paketë konkurruese shpërblimi, në përputhje me eksperiencën dhe përgjegjësitë e pozicionit.
    Apliko tani!
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në:
    b.simaku [at] hrstudiobs.com
    +355 69 45 04 920
Working...
X