Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Inxhiniere Hidroteknik

    Kalaja Talent Consulting
    kerkon te punesoje
    Inxhiniere Hidroteknik.
    Detyrat​
    Projektimi dhe mbikëqyrja e sistemeve të ujësjellësit, kanalizimeve dhe rrjeteve të drenazhimit.
    Analizimi dhe interpretimi i projekteve teknike dhe dokumentacionit inxhinierik.
    Hartimi dhe kontrolli i zgjidhjeve teknike për infrastrukturën hidraulike.
    Përgatitja e dokumentacionit teknik, raporteve dhe specifikimeve për projektet.
    Mbikëqyrja e zbatimit të punimeve në terren, duke siguruar përputhshmërinë me projektin dhe standardet teknike.
    Koordinimi me inxhinierët e tjerë, ekipet e zbatimit dhe palët e përfshira në projekt.
    Identifikimi dhe zgjidhja e problematikave teknike gjatë realizimit të projekteve.
    Kontrolli i cilësisë së punimeve dhe respektimi i afateve të përcaktuara.
    Kualifikimet​
    Diplomë universitare në Inxhinieri Hidroteknike.
    4–6 vite përvojë pune në pozicione të ngjashme.
    Njohuri mbi rrjetet e ujësjellësit, kanalizimeve, drenazhimit dhe infrastrukturën hidraulike.
    Aftësi për të lexuar dhe interpretuar vizatimet teknike.
    Njohuri në përdorimin e programeve përkatëse inxhinierike (AutoCAD dhe programe të tjera të projektimit hidroteknik).
    Njohuri mbi standardet teknike dhe rregulloret në fushën e infrastrukturës hidraulike.
    Aftësi analitike, organizative dhe për zgjidhjen e problemeve.
    Aftësi për të punuar në grup dhe për të respektuar afatet e projektit.
    Shënime​
    Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit:
    rekrutime [at] ktc.al
    ose ne numrin e telefonit
    0696019695.
    Cel. : 0696019695
Working...
X