Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Preventivues/ Kostoist

    Kalaja Talent Consulting
    kerkon te punesoje
    Inxhnier Preventivues/ Kostoist.
    Detyrat​
    Përgatitja dhe hartimi i preventivave (BOQ) për projektet e ndërtimit.
    Analizimi i projekteve teknike, specifikimeve dhe dokumentacionit përkatës.
    Llogaritja e sasive të materialeve, punimeve dhe burimeve të nevojshme për realizimin e projekteve.
    Vlerësimi dhe përllogaritja e kostove të materialeve, fuqisë punëtore, pajisjeve dhe shërbimeve.
    Hartimi i analizave të çmimeve dhe përllogaritja e kostos totale të projekteve.
    Kërkimi dhe krahasimi i ofertave nga furnitorët dhe nënkontraktorët.
    Monitorimi i kostove gjatë zbatimit të projekteve dhe evidentimi i devijimeve nga buxheti i planifikuar.
    Bashkëpunimi me inxhinierët e projektimit, zbatimit dhe departamentet e tjera për sigurimin e saktësisë së preventivave.
    Kualifikimet​
    Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi ose në një fushë të ngjashme.
    4–6 vite përvojë pune në pozicione të ngjashme.
    Përvojë në vlerësimin e kostove, llogaritjen e sasive dhe përgatitjen e preventivave (BOQ).
    Njohuri shumë të mira mbi kostot e ndërtimit, materialet dhe proceset e punimeve.
    Njohuri mbi leximin dhe interpretimin e projekteve dhe dokumentacionit teknik.
    Aftësi në përdorimin e programeve kompjuterike për preventivim dhe MS Office.
    Saktësi, aftësi analitike dhe organizative.
    Aftësi për të punuar në grup dhe për të respektuar afatet kohore.
    Shënime​
    Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit:
    rekrutime [at] ktc.al
    ose ne numrin e telefonit
    0696019695.
    Cel. : 0696019695
Working...
X