Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Invest Medical Albania Sh.p.k. kërkon të punësojë një Avokat/e për ekipin e saj në Tiranë

    MUNDËSI PUNËSIMI – AVOKAT/E
    Invest Medical Albania Sh.p.k. kërkon të bëhet pjesë e ekipit të saj në Tiranë një Avokat/e të licencuar, me njohuri shumë të mira juridike dhe aftësi profesionale në trajtimin e çështjeve ligjore me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar.
    KRITERET E DETYRUESHME
    :
    1)Të jetë i/e pajisur me licencë të vlefshme për ushtrimin e profesionit të avokatit.
    2)Të ketë njohuri profesionale të gjuhës angleze, si në komunikim verbal, ashtu edhe në komunikim me shkrim.
    3)Të ketë disponibilitet të plotë për punësim pranë kompanisë, nga e hëna në të premte, sipas orarit zyrtar(Nuk parashikohen marrëdhënie bashkëpunimi, shërbime të jashtme apo angazhime me kohë të pjesshme.)
    4)Të ketë minimumi 1–2 vite eksperiencë në fushën juridike.
    DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
    :
    -Ofrimi i këshillimit dhe asistencës juridike në çështje civile dhe tregtare.
    -Trajtimi dhe ndjekja e çështjeve ligjore të kompanisë.
    -Menaxhimi i procedurave ligjore dhe administrative për shtetasit e huaj.
    -Trajtimi i çështjeve që përmbajnë elemente ndërkombëtare.
    -Hartimi, shqyrtimi dhe administrimi i kontratave dhe dokumentacionit juridik.
    -Përfaqësimi i kompanisë pranë institucioneve shtetërore dhe organeve përkatëse, sipas nevojës.
    KUSHTET E PUNËS
    :
    Orari: E hënë – E premte,09:00–18:00
    Marrëdhënia e punës: Punësim me kohë të plotë pranë kompanisë.
    Paga: 120,000 lekë neto/muaj.
    Vendndodhja
    : Rruga “Donika Kastrioti”, përballë Ambasadës së Kosovës, Tiranë.
    APLIKIMI:
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit:
    recruitment.jobsearchyou [at] gmail.com
    ose të kontaktojnë në numrin e telefonit: +355 69 701 4603.
Working...
X