Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    kerkohet Drejtuesi të Mbështetjes së Klientëve (Support Lead) – Software Kontabiliteti

    HR Studio është në kërkim të një Drejtuesi të Mbështetjes së Klientëve (Support Lead) – Software Kontabiliteti​
    Përshkrimi i pozicionit​
    Për një kompanie prestigjioze në fushën e kontabilitetit, auditimit dhe konsulencës financiare,
    HR Studio
    është në kërkim të një profesionisti me eksperiencë në kontabilitet për pozicionin
    Support Lead – Software Kontabiliteti
    . Kandidati i përzgjedhur do të ketë një rol kyç në mbështetjen e klientëve gjatë implementimit dhe përdorimit të një platforme të re për menaxhimin financiar dhe kontabilitetin. Ky pozicion kombinon ekspertizën në kontabilitet me aftësitë për të menaxhuar marrëdhëniet me klientët, për të ofruar zgjidhje praktike dhe për të drejtuar një ekip në zhvillim.
    Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore​
    Menaxhimi i kërkesave të klientëve dhe ofrimi i mbështetjes profesionale për përdorimin e platformës së kontabilitetit.
    Koordinimi i procesit të integrimit të klientëve të rinj, duke përfshirë konfigurimin e sistemit dhe transferimin e të dhënave financiare.
    Verifikimi dhe rakordimi i të dhënave të transferuara nga sistemet ekzistuese.
    Organizimi dhe realizimi i trajnimeve për klientët, online dhe fizikisht.
    Prezantimi dhe demonstrimi i funksionaliteteve të platformës për klientët potencialë.
    Bashkëpunimi me ekipin teknik për identifikimin dhe zgjidhjen e problematikave të përdoruesve.
    Përgatitja e materialeve udhëzuese dhe dokumentacionit mbështetës për klientët dhe ekipin e brendshëm.
    Monitorimi i cilësisë së shërbimit dhe respektimi i afateve të përgjigjeve ndaj klientëve.
    Drejtimi, trajnimi dhe zhvillimi i ekipit të mbështetjes së klientëve.
    Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara​
    Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
    Minimumi 5 vite eksperiencë profesionale në kontabilitet.
    Eksperiencë në përgatitjen e pasqyrave financiare sipas Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit (SKK).
    Njohuri mbi Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS).
    Njohuri shumë të mira të legjislacionit tatimor, TVSH-së, listëpagesave dhe procedurave të deklarimit financiar.
    Eksperiencë në përdorimin ose implementimin e programeve të kontabilitetit dhe sistemeve ERP.
    Certifikimi si Kontabilist i Miratuar (KM), ose procesi i avancuar drejt certifikimit, përbën avantazh.
    Aftësi shumë të mira komunikimi, organizimi dhe zgjidhjeje problemesh.
    Aftësi për të trajnuar dhe udhëzuar klientët në përdorimin e sistemeve financiare.
    Eksperienca në drejtimin ose trajnimin e një ekipi përbën avantazh.
    Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.
    Çfarë ofrohet?​
    Pagë konkurruese dhe bonus performance, bazuar në rezultate.
    Mundësi përfshirjeje në zhvillimin dhe lançimin e një platforme inovative financiare.
    Trajnim profesional dhe mbështetje nga ekspertë të kontabilitetit, auditimit dhe raportimit financiar.
    Mundësi reale për zhvillim në një pozicion drejtues.
    Ambient pune profesional, bashkëpunues dhe dinamik.
    Apliko:
    Dërgo CV-në në
    b.simaku [at] hrstudiobs.com
    +355 69 45 04 920
Working...
X