Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune COUNTRY SALES MANAGER

    "Albanian HR Solutions sh.p.k." është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron shërbime dhe konsulencë në Fushën e Burimeve Njerëzore.
    Në bashkëpunim me një kompani kliente, kemi nisur procesin e selektimit për pozicionin:
    Country Sales Manager
    Kërkesat/Kualifikimet:
    Diplomë Universitare në Administrim Biznesi, Inxhinieri ose fusha të ngjashme.
    Eksperiencë minimumi 5-vjeçare në shitje, nga të cilat të paktën 3 vite në menaxhimin e shitjeve.
    Eksperiencë në shitjet B2B dhe preferohet në shitjet e produkteve industriale ose eksport.
    Aftësi shumë të mira negociuese, komunikuese dhe analitike.
    Aftësi në menaxhimin, motivimin dhe zhvillimin e ekipeve të shitjeve.
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
    Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
    Detyrat:
    Menaxhimi, zhvillimi dhe monitorimi i ekipit të shitjeve dhe aktivitetit tregtar të kompanisë.
    Hartimi dhe zbatimi i strategjive dhe planeve të shitjeve në përputhje me objektivat e kompanisë dhe udhëzimet e selisë qendrore.
    Identifikimi i mundësive të reja të biznesit, ndjekja e trendeve të tregut dhe monitorimi i konkurrencës.
    Zhvillimi dhe ruajtja e marrëdhënieve me klientët strategjikë, investitorët, kompanitë e ndërtimit dhe studiot e arkitekturës.
    Drejtimi i negociatave të rëndësishme me klientët dhe partnerët e biznesit.
    Përgatitja e raporteve periodike mbi performancën tregtare dhe financiare për menaxhimin.
    Orari javor: E Hënë - E Premte, 8 orë.
    Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në adresën e postës elektronike:
    alb [at] ahrs.al
    .
    Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur referuar CV-së do të njoftohen për intervista.
    Kompania “Albanian HR Solutions” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
    Connect to Opportunities!
Working...
X