Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Credins Bank kërkon të punësojë: SPORTELIST – ARKËTAR DEGA BERAT

    POZICION I LIRË PUNE
    Credins Bank kërkon të punësojë: SPORTELIST – ARKËTAR DEGA BERAT
    Funksionet dhe përgjegjësitë:
    • Shërbimi në kohë dhe me cilësi i të gjithë klientëve që paraqiten në sportel, duke respektuar procedurat dhe rregulloret e arkës
    • Verifikimi i klientëve të cilët kryejnë veprime në sportel.
    • Sigurimi që rregulloret kundër Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit të zbatohen me përpikmëri.
    • Mirëmbajtje e dokumentacioneve që plotësohen apo dorëzohen nga klientët si mandat arketime, mandate pagesa, ceqe, libreza etj.
    Në vijim gjendet përshkrimi i punës i detajuar për pozicionin.
    Kriteret e nevojshme:
    • Diplomë e arsimit të lartë në Shkencat Ekonomike.
    • Preferohet të ketë eksperiencë pune mbi 1 vit dhe veçanërisht në pozicionin e ARKËTAR.
    • Motivim dhe dëshirë për t'ju bashkuar ekipit tonë.
    • Të ketë aftësi komunikuese, organizuese dhe bashkëpunimi në grup.
    • Të ketë njohuri të mira të Gjuhës Angleze.
    • Të ketë njohuri të (mira të paketës MS Office apo programeve informatike).
    • Të jetë orientuar ndaj rezultatit dhe të jetë disponibel për të punuar me orare feksibël.
    Çfarë ofrojmë ne:
    • Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Bonuse 3 mujore, pagë të 13-të / 14-të.
    • Mundësi rritje në karriere, trajnime dhe zhvillim profesional.
    • Benefite ekstra si check up, fond pensioni privat, depozitë besnikerie, shërbime bankare pa komision, atmosferë dinamike, grup pune në rritje. etj.
    • Aktivitete të ndryshme sportive, retreate, udhëtime, etj
    Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar linkun më poshtë:
    Link:
    rekrutime [at] bankacredins.com
    .
    Vetëm kandidatët të cilet përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë, pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank.
    Aplikimet duhet të dorezohen brenda datës 24.11.2026
    -------
    Shënim – Politika e Privatesise
    Banka Credins sh.a. deklaron se i përpunon të dhenat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr124/2024
    "Për mbrojtjen, e të dhënave personale” dhe Udhëzimin. Nr.42 datë 22.07.2014"
    Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë",
    Banka ofron sisteme të larta sigurie me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon.
    Aplikantët gëzojnë të gjitha të drejtat që parashikon ligji për mbrojtjen e të dhënave personale.
    Për më tepër informacion referojuni politikës së privatesise në web-in e bankes credins
    Discover modern banking tailored to you. Accounts, cards, loans, digital banking, and business services — all secure, fast, and personally for you.

    .
Working...
X