Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Social Media Manager (SMM)

    KËRKOJMË SOCIAL MEDIA MANAGER!
    Shtëpia e Shahut është në kërkim të një personi kreativ, të përgjegjshëm dhe të apasionuar pas rrjeteve sociale, për t'iu bashkuar ekipit tonë në pozicionin:
    SOCIAL MEDIA MANAGER – FULL TIME
    Detyrat dhe përgjegjësitë:
    - Menaxhimi i përditshëm i llogarive të Instagram, Facebook dhe TikTok.
    - Krijimi dhe publikimi i përmbajtjeve kreative (postime, story, reels).
    - Hartimi dhe zbatimi i strategjive për rritjen e audiencës dhe angazhimit.
    - Krijimi i ideve të reja për promovimin e brandit.
    - Përgatitja e kalendarit mujor të publikimeve.
    - Monitorimi i rezultateve dhe performancës së postimeve.
    - Ndjekja e trendeve më të fundit në rrjetet sociale.
    Kriteret e kërkuara:
    - Eksperiencë e mëparshme në menaxhimin e rrjeteve sociale.
    - Aftësi të mira komunikimi dhe kreativitet.
    - Njohuri në krijimin dhe editimin e përmbajtjeve vizuale.
    - Njohuri në Canva dhe programe të ngjashme (avantazh).
    - Aftësi organizative dhe menaxhim i mirë i kohës.
    - Përgjegjshmëri dhe dëshirë për të sjellë ide të reja.
    Ne ofrojmë:
    - Punësim me kohë të plotë (Full Time).
    - Ambient profesional dhe bashkëpunues.
    - Mundësi zhvillimi dhe rritjeje profesionale.
    - Pagë të diskutueshme në varësi të eksperiencës dhe aftësive.
    Vendndodhja: Rruga Andon Zako Çajupi 1, Tiranë, Shqipëri, Zayed Business Center, kati i dytë.
    Si të aplikoni?
    Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në dhe një portofol me punët e mëparshme në:
    Email:
    infochesshouse [at] gmail.com
    Tel / WhatsApp: +355698080212
    Subjekti i aplikimit: Social Media Manager – Shtëpia e Shahut.
    Bëhu pjesë e ekipit tonë!
Working...
X