Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Agjent Real Estate

    Kalaja Talent Consulting
    kerkon te punesoje
    Agjent Real Estate.
    Detyrat​
    Identifikimi dhe gjetja e klientëve potencialë për shitjen dhe dhënien me qira të pronave.
    Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët.
    Prezantimi i pronave për klientët, duke evidentuar karakteristikat dhe avantazhet e tyre.
    Organizimi dhe zhvillimi i vizitave në prona me klientët e interesuar.
    Këshillimi dhe asistimi i klientëve gjatë gjithë procesit të shitjes ose qirasë.
    Negocimi i ofertave dhe kushteve të transaksionit ndërmjet palëve.
    Ndjekja e tregut imobiliar dhe identifikimi i mundësive të reja për shitje dhe qira.
    Ndjekja e klientëve potencialë dhe menaxhimi i portofolit të klientëve.
    Bashkëpunimi me ekipin për arritjen e objektivave të shitjes.
    Kualifikimet​
    4–6 vite përvojë pune në pasuri të paluajtshme ose në shitje.
    Aftësi shumë të mira komunikuese, negociuese dhe ndërpersonale.
    Aftësi për të ndërtuar dhe ruajtur marrëdhënie me klientët.
    Aftësi për të prezantuar pronat dhe për të asistuar klientët gjatë gjithë procesit të shitjes ose qirasë.
    Njohuri mbi tregun e pasurive të paluajtshme.
    Një portofol ekzistues klientësh përbën avantazh.
    Leja e drejtimit (patenta B) përbën avantazh.
    Orientim drejt rezultateve dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
    Fleksibilitet dhe gatishmëri për të lëvizur për prezantimin e pronave.
    Shënime​
    Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit:
    rekrutime [at] ktc.al
    ose ne numrin e telefonit
    0696019695.
    Cel. : 0696019695
Working...
X