Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kerkohen Punonjese në Sektorin e Produkteve të Freskëta - në zonën e Kompleksit Garden ne Rrugen e Kavajes

    Pozicioni:
    Punonjese në Sektorin e Produkteve të Freskëta
    Big Market,
    rrjeti më i madh i supermarketeve në Shqipëri, është në proces zgjerimi dhe kërkon të shtojë stafin e tij me Punonjëse e Sektorit të produkteve të fresketa për marketin e tij në zonën e
    Kompleksit Garden ne Rrugen e Kavajes.
    Qëllimi i pozicionit:
    Të sigurojë sistemimin, ruajtjen, përgatitjen dhe paraqitjen e produkteve të freskëta, duke respektuar standardet e higjienës dhe sigurisë ushqimore dhe duke ofruar shërbim korrekt ndaj klientëve.
    Detyrat:
    Sistemon dhe organizon produktet në banakë, rafte dhe frigoriferë.
    Kujdeset për ruajtjen dhe trajtimin e produkteve në kushtet e përcaktuara të temperaturës dhe higjienëssipas HACCP.
    Kontrollon që produktet të jenë të pajisura me çmimet dhe etiketimet përkatëse.
    Kontrollon afatet e skadencës dhe raporton menjëherë produktet e skaduara, të dëmtuara ose jo të përshtatshme për shitje.
    Peshon, paketon dhe përgatit produktet sipas kërkesave të klientëve dhe procedurave të kompanisë.
    Kontrollon etiketimin në gjuhën shqipe dhe raporton mangësitë e konstatuara.
    Kujdeset për furnizimin dhe paraqitjen e rregullt të produkteve në sektor.
    Mban të pastër dhe të rregullt banakët, frigoriferët, pajisjet dhe ambientin e punës.
    Asiston klientët, njeh produktet dhe ofron informacion mbi to.
    Evidenton kërkesat e paplotësuara të klientëve dhe ia raporton Përgjegjësit/Menaxherit.
    Respekton standardet dhe procedurat për higjienën, sigurinë ushqimore dhe trajtimin e produkteve.
    Kryen detyra të tjera që lidhen me pozicionin, sipas udhëzimeve të Menaxherit të Marketit.
    Kualifikimet:
    Njohuri bazë mbi ruajtjen dhe trajtimin e produkteve ushqimore.
    Aftësi komunikimi dhe orientim ndaj klientit.
    Aftësi për punë në grup dhe me turne.
    Përgjegjshmëri, korrektësi dhe higjenë e lartë në punë.
    Kompania ofron një paketë benefitesh dhe mundësish zhvillimi për punonjësit, në përputhje me politikat e brendshme, e cila përfshin:
    Sigurim shëndetësor privat – pas përfundimit të 6 muajve punë dhe një vlerësimi pozitiv të performancës, punonjësi përfiton paketën e sigurimit shëndetësor privat të ofruar nga kompania.
    Trajnime periodike profesionale – punonjësit përfshihen në programe trajnimi dhe zhvillimi sipas pozicionit dhe nevojave profesionale.
    Zhvillim dhe rritje në karrierë – mundësi për zhvillim profesional dhe promovim brenda kompanisë, bazuar në performancë, kompetenca dhe nevojat organizative.
    Vlerësim periodik i performancës – performanca dhe zhvillimi profesional monitorohen dhe vlerësohen periodikisht, me qëllim evidentimin e arritjeve dhe mundësive për përmirësim e zhvillim.
    ⃰Përfitimi dhe vijueshmëria e benefiteve realizohen sipas kritereve dhe politikave të brendshme në fuqi të kompanisë bazuara në performancë dhe merita.
    Të gjithë të interesuarit të aplikojnë në numrin e telefonit:
    +355697022510
Working...
X