Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Senior Specialist ne Njesine e Kontrollit Financiar, Buxhet & Raportim, Departamenti Finance

    NJOFTIM PUNËSIMI​
    SHKK FED invest, institucion me aktivitet të suksesshëm 34 vjecar në financat rurale, shpall konkurimin për vend të lirë pune, në pozicionin:
    Senior Specialist
    në Njësinë e
    Kontrollit Financiar, Buxhet dhe Raportim
    pranë Departamentit të Financës
    Përgjegjësitë kryesore:
    Kontribuon në hartimin e buxhetit vjetor dhe ndjekjen e realizimit të tij, duke analizuar devijimet dhe treguesit kryesorë financiarë.
    Monitoron përputhshmërinë e shpenzimeve me buxhetin e miratuar dhe politikat e institucionit.
    Përgatit, kontrollon dhe analizon raportet financiare, menaxheriale dhe operacionale.
    Pergatit raportime periodike ndaj Bankës së Shqipërisë, Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe partnerëve institucionalë.
    Kryen analiza financiare dhe mbështet proceset e rakordimit të të dhënave ndërmjet departamenteve.
    Kriteret :
    Formim universitar në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
    Eksperiencë profesionale minimum 5 vite, në sektorin bankar ose në institucione financiare, përbën avantazh.
    Njohuri per analizën financiare, buxhetimin dhe raportimet
    Njohuri shumë të mira të standardeve kontabël kombetare dhe nderkombetare
    Aftësi shumë të mira në përdorimin e MS Excel dhe programeve të tjera të raportimit
    Njohja e sistemeve ERP (p.sh. Flexcube, Oracle ose të ngjashme) përbën avantazh.
    Njohuri të mira të legjislacionit dhe kuadrit rregullator financiar, veçanërisht të kërkesave të Bankës së Shqipërisë.
    Certifikimet ne fushen e kontabilitetit ose auditimit perbejne avantazh.
    Aftësi shumë të mira analitike, organizative dhe komunikuese.
    Përpikmëri, përgjegjshmëri dhe vëmendje ndaj detajeve.
    Njohuri të mira të gjuhës angleze.
    Paga dhe kushtet e punës janë konkurruese.
    Të interesuarit duhet të paraqesin, pranë SHKK FED invest, Departamenti i Burimeve Njerëzore, në adresen e e-mailit
    hr [at] fedinvest.al
    dokumentat e mëposhtme:
    - CV ne gjuhen Shqipe.
    Aplikimet pranohen deri më datë 20.11.2026.
    Vetëm aplikantët fitues nga seleksionimi i CV- ve, do të njoftohen për fazat e mëtejshme të konkurimit.
Working...
X