Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Menaxher i Operacioneve

    HR Studio eshte ne kerkim te nje Përgjegjësi për koordinimin dhe menaxhimin e operacioneve të përditshme të brandit, duke siguruar kontrollin e inventarit, menaxhimin financiar operacional, furnizimin, logjistikën, prodhimin, koordinimin me ekipet kreative dhe mbështetjen e zhvillimit të brandit. Ky rol garanton që proceset e biznesit të funksionojnë në mënyrë të organizuar, efikase dhe në përputhje me objektivat e kompanisë.
    Përgjegjësitë kryesore
    Menaxhon procesin e rakordimit dhe administrimit të cash-it nga posta dhe pikat e shitjes.
    Kryen kontrollin, arkëtimin dhe regjistrimin e cash-it.
    Mban ndjekjen e shpenzimeve operative dhe dokumentacionit financiar.
    Koordinon me zyrën kontabile për raportime dhe dokumentacionet mujore.
    Organizon dhe kryen inventare fizike në magazinë dhe pika shitjeje.
    Monitoron saktësinë e stokut fizik kundrejt sistemit.
    Analizon lëvizjen e produkteve, performancën e stokut dhe identifikon nevojat për optimizim.
    Koordinon furnizimin e pikave të shitjes dhe lëvizjen e produkteve.
    Ndjek proceset e prodhimit nga porosia deri në finalizim.
    Komunikon me furnitorët/prodhuesit për afatet, sasitë dhe cilësinë.
    Siguron koordinimin midis prodhimit, magazinës, shitjeve dhe dizajnit.
    Përgatit analiza mbi produktet më të shitura dhe performancën e kategorive.
    Jep rekomandime për çmime, ulje dhe strategji promocionale.
    Koordinon ndryshimet e çmimeve dhe promocioneve në Shopify me personin përgjegjës.
    Mbështet procesin e blerjeve dhe negocimin e ofertave.
    Ndjek punën e dizajneres dhe koordinon nevojat midis dizajnit dhe prodhimit.
    Siguron që zhvillimi i produkteve të ecë sipas planit dhe afateve.
    Ndjek nevojat operative të brandit dhe siguron realizimin e tyre.
    Organizon dhe koordinon eventet dhe aktivitetet e brandit.
    Ndjek bashkëpunimet me partnerë dhe palë të treta.
    Menaxhon kërkimin e ofertave dhe porositë për materiale të nevojshme për brandin (paketime, çanta, materiale promocionale etj.).
    Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara​
    Eksperiencë e mëparshme ne pozicione të ngjashme.
    Eksperience ne shitje/retail
    Aftësi të mira organizative dhe menaxhim efikas të disa proceseve njëkohësisht.
    Aftësi të mira komunikimi dhe orientim drejt shërbimit ndaj klientit.
    Saktësi, përgjegjshmëri dhe vëmendje ndaj detajeve.
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me ekipin.
    Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre në:
    b.simaku [at] hrstudiobs.com
    +355694504920
Working...
X