Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kavaje, ofrohet vend pune Inxhinier/e Ndertimi - Zbatim

    Nje kompani që operon në fushën e ndërtimit kërkon të punësojë një Inxhinier/e Ndërtimi për zbatimin dhe mbikëqyrjen e punimeve ne Objekt. Kandidati/ja duhet të ketë eksperiencë të konsiderueshme në zbatimin e projekteve komplekse të ndërtimit dhe njohuri të plota të legjislacionit teknik dhe ligjor në fuqi.
    Detyrat dhe përgjegjësitë:
    Organizimi, koordinimi dhe mbikëqyrja e punimeve të ndërtimit në kantier, në përputhje me projektin teknik dhe grafikun e punimeve.
    Sigurimi i zbatimit të saktë të projekteve, specifikimeve teknike dhe standardeve të cilësisë.
    Koordinimi i punës me ekipet e zbatimit, nënkontraktorët dhe palët e tjera të përfshira në projekt.
    Kontrolli i cilësisë së materialeve dhe punimeve gjatë gjithë procesit të ndërtimit.
    Monitorimi i ecurisë së punimeve dhe raportimi periodik mbi progresin e projektit.
    Sigurimi i respektimit të legjislacionit teknik, ligjor dhe rregullave të sigurisë në kantier.
    Identifikimi dhe zgjidhja e problematikave teknike që mund të lindin gjatë zbatimit të punimeve.
    Administrimi dhe kontrolli i dokumentacionit teknik të projektit.
    Kriteret e kërkuara:
    Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi; preferohet përfundimi i studimeve Master në këtë fushë.
    Mbi 10 vite eksperiencë pune në projekte ndërtimi, veçanërisht në objekte shumëkatëshe.
    Eksperiencë e dëshmuar si Inxhinier/e Zbatimi në kantier.
    Njohuri shumë të mira të legjislacionit teknik dhe ligjor që rregullon sektorin e ndërtimit.
    Aftësi të mira organizative, drejtuese dhe koordinuese.
    Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të menaxhuar problematika teknike në projekte komplekse.
    Kushtet e punës:
    Orari: Me kohë të plotë.
    Vendndodhja: Mali i Robit, Kavajë.
    Klikoni linkun per te aplikuar
    Apliko ketu!
Working...
X