Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Specialist/e për Inventarin dhe Operacionet E-commerce

    Specialist/e për Inventarin dhe Operacionet E-commerce​
    Vendndodhja:
    Tiranë
    Pozicioni:
    Full-Time
    HR Studio
    është në kërkim të një Specialist/e për Inventarin dhe Operacionet E-commerce, për llogari të një prej klientëve të saj.
    Kërkojmë një person të organizuar, të përgjegjshëm dhe të orientuar drejt detajeve, e/i cili do të kujdeset për menaxhimin e inventarit, përpunimin e porosive online dhe koordinimin e aktiviteteve të përditshme të shitjeve.
    Përgjegjësitë kryesore​
    Menaxhimi dhe monitorimi i inventarit dhe stokut të produkteve në sistemin Shopify.
    Organizimi i furnizimeve dhe shpërndarjes së produkteve në pikat fizike të shitjes.
    Përgatitja, regjistrimi dhe ndjekja e porosive online dhe dërgesave.
    Koordinimi me shërbimet postare dhe përgatitja e dokumentacionit përkatës.
    Menaxhimi i komunikimit me klientët përmes Instagram, TikTok, WhatsApp dhe email-it.
    Ndjekja e kërkesave të klientëve, kthimeve dhe krediteve përkatëse.
    Bashkëpunimi me ekipin e marketingut për përmbajtjen në rrjetet sociale dhe koordinimin me influencerët.
    Përgatitja e raporteve bazë mbi porositë, inventarin dhe aktivitetin e shitjeve.
    Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara​
    Eksperiencë e mëparshme në e-commerce, menaxhim inventari, administrim porosish ose pozicione të ngjashme.
    Njohuri në përdorimin e platformave të shitjeve online; eksperienca me
    Shopify
    përbën avantazh.
    Aftësi të mira organizative dhe menaxhim efikas të disa proceseve njëkohësisht.
    Njohuri të mira të paketës MS Office, veçanërisht Excel.
    Aftësi të mira komunikimi dhe orientim drejt shërbimit ndaj klientit.
    Saktësi, përgjegjshmëri dhe vëmendje ndaj detajeve.
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me ekipin.
    Aplikoni​
    Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre në:
    b.simaku [at] hrstudiobs.com
    +355694504920
Working...
X